Panorama Sport (Albania)

NOTAT E GJERMANISË

-

TER SHTEGEN 7 - Ishte pa faj në golin e pësuar, më pas nuk kishte fare punë duke ndenjur spektator. Një zëvendësue­s i denjë i Nojerit.

HOFMAN 6.5 - Pati vështirësi në fillimin e lojës, por më pas nisi të futej në ritëm. Në përgjithës­i bëri një paraqitje të mirë duke treguar se mund të luajë në nivele të tilla.

ZYLE 7.5 - Pati pak punë dhe pse ato pak që kishte i bëri në mënyrën e duhur. Ka nisur të ketë vetëbesim dhe kjo vjen nga paraqitjet e mira me Bajernin, po shndërrohe­t në një lider.

RYDIGER 6 - Në golin e miqve kishte jo pak faj duke parë t'i kalonte topi poshtë këmbëve. Më pas tregoi stabilitet edhe pse kishte pak punë për të bërë.

KEHLER 5.5 - Humbi dyluftimin vendimtar në momentin e golit duke treguar se nuk është ende në nivelin e kërkuar. Pati fat që nuk u ndëshkua me të kuq në të 88'.

KIMISH 8 - Një luan në qendër të mesit të fushës duke bërë që të gjithë topat të kalonin nga ai. Tregoi personalit­et edhe pse rezultati ishte 1-0 për kundërshta­rin, nuk humbi asnjëherë qetësinë dhe në fund skuadra u shpërblye me dy gola.

GORECKA 8 - Dinamik, vrapon pa fund dhe shumë aktiv në zonën kundërshta­re. Në fund shërbeu për Mylerin i cili shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e Gjermanisë.

GNABRI 7.5 - Bëri një ndeshje të mirë dhe pse shumë herë gaboi para portës, por goli i barazimit hodhi poshtë çdo dyshim, një goditje prej kampioni.

ROJS 7.5 - I përfshirë në shumë aksione premtuese duke ndihmuar skuadrën të luante në zona të ngushta. Përgatiti golin e barazimit duke çorientuar kundërshta­rin i cili priste një goditje në portë.

SANE 7 - Që nga fillimi ishte shumë i motivuar duke bërë që skuadra të rrezikonte jo pak nga krahët. Shpërdoroi një rast të pastër në pjesën e parë, por kjo nuk ja zbeh meritat për atë çfarë dha në fushën e lojës.

VERNER 6 - Gaboi shumë para portës çka do t'i kushtonte shumë skuadrës në rast se rezultati nuk do të ndryshonte. Duhet të jetë më i qetë në zonë. Myler nga minuta 68, 8 - Heroi i një ndeshjeje spektakola­re. Gjithmonë, edhe njëherë tjetër ishte deciziv për skuadrën Flik e cila tregoi se ka lojtarë të mëdhenj edhe në stol.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania