Panorama Sport (Albania)

Tronditet futbolli polak, Souza: Për fitore në Tiranë

-

Futbolli polak është trondituar para ndeshjes me Shqipërinë, pasi është gjetur një përgjues në zyrën e presidenti­t të Federarës Polake të Futbollit, Cezari Kulesza. Përgjuesi u është dorëzuar autoritete­ve policore duke hapur një çështje hetimore për këtë rast. Pas fitores 5-0 që Polonia mori ndaj San Marinos, trajneri Paulo Souza më shumë është pyetur për ndeshjen e radhës me Shqipërinë, ku varen shanset për një kualifikim të mundshëm në Botëror. "Po më pyesni shumë, por po e përsëris se ne do të shkojmë në Shqipëri për të fituar. Në të vërtetë, ne kemi një diferencë shumë të vogël gabimi, por kjo nuk e ndryshon qasjen tonë. Ne duam të shkojmë atje dhe të fitojmë. Ky është mentalitet­i ynë", tha Souza. Kur njëri nga gazetarët e pyeti nëse Polonia do të luante në mënyrë më konservato­re në rrethana kaq të vështira dhe a do të mjaftohej me një barazim, përzgjedhë­si u irritua pak. "Unë nuk mendoj se ju po e dëgjonit përgjigjen time në pyetjen e fundit. Ne do të shkojmë atje për të fituar. Kjo është filozofia jonë. Kështu ndryshuam mentalitet­in tonë. Kur luajmë me Anglinë, duam të fitojmë. Kur luajmë kundër Spanjës, duam të fitojmë. Kur të shkojmë në Tiranë, ne gjithashtu do të duam të fitojmë. Shqiptarët janë një ekip i fortë, e theksova para ndeshjes së parë me ta. Para së gjithash, ata janë të mirë në mbrojtje sepse kanë shumë lojtarë që luajnë në Itali dhe janë të përgatitur mirë taktikisht. Ndeshja e fundit kundër tyre ishte shumë intensive, por ne ishim të fokusuar, i shënuam katër gola dhe fituam 4-1. Po, ata shënuan një gol dhe kishin 10 minuta të mira, sepse ata janë një ekip i pjekur, që mund të sillet në situata të tilla. Por qetësohu. Nëse i krahasojmë me intensitet dhe fokus, ne kemi lojtarë më të mirë në secilën pozitë", përfundoi trajneri i Polonisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania