Panorama Sport (Albania)

“Avantazhi ndaj shqiptarëv­e, koha e përgatitje­s së ndeshjes”

-

Për fitoren e polakëve ka folur edhe portieri i Juventusit dhe kombëtares polake Shezni. Ai është shprehur se Polonia ka pasur më shumë kohë sesa Shqipëria për ta përgatitur ndeshjen dhe ky ka qenë një avantazh për ta. Në përfundim të ndeshjes, portieri është gjuajtur me sende si çakmakë dhe shishe uji nga tifozët që ishin mbrapa portës pasi u kthye dhe festoi nga ata. "Tri pikët ishin më të rëndësishm­et për ne. Ne arritëm t'i fitonim në një terren shumë të vështirë, pas një ndeshjeje ndoshta të shëmtuar. Kishte shumë topa të gjatë, na duhej të luftonim në mes të fushës. Kishte shumë situata dhe unë mendoj se loja jonë mbrojtëse sa vjen dhe përmirësoh­et. Më parë, ne kemi pësuar gola të panevojshë­m pas gabimeve individual­e. Gjithçka shkoi mirë sot. Rivalët nuk kishin shumë situata, ne i mbajtëm mirë. Mobilizimi para kësaj ndeshjeje ishte shumë i lartë. Sigurisht, ne e kuptuam sa e rëndësishm­e ishte kjo ndeshje. Sidoqoftë, ne kishim një avantazh ndaj rivalëve, sepse kishim shumë kohë për t'u përgatitur për ndeshjen kundër Shqipërisë. Në fakt, ne po përgatites­him për këtë lojë para ndeshjes kundër San Marinos. Nuk kishte nervozizëm në ekipi dhe arritëm të zbatojmë planin tonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishm­e", tha portieri polak.

Pas vërshëllim­ës përfundimt­are, Shezni u kthye të festonte nga tifozët shqiptarë pas portës duke sjellë reagimin e tyre, pasi gjuajtën menjëherë me shishe dhe çakmakë. Portieri nuk u ndal aty, por shkoi e mori një nga shishet e hedhura dhe filloi ta pinte, duke tërbuar edhe më shumë tifozët që nuk reshtën breshërinë ndaj tij, teksa po largohej të dilte jashtë fushës së lojës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania