Panorama Sport (Albania)

Shqipëria rrezikon shumë, FIFA: Dënojmë me forcë...

Reagim zyrtar i institucio­nit më të lartë

-

Ndërprerja e ndeshjes Shqipëri-poloni në minutën e 77-të prej sendeve të hedhura në fushë nga tifozët ka detyruar FIFA-N të dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me incidentin në "Air Albania", por gjithashtu edhe për dhunën nga ultrasit në sfidën Angli-hungari. FIFA e ka dënuar ashpër atë që ndodhi në Tiranë, duke u shprehur se materialet janë tashmë në verifikim dhe nuk do të ketë tolerancë për episodin e ndodhur. "FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbi sfidat eliminator­e të Botërorit, në mënyrë që të marrë vendimin më të përshtatsh­ëm. FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-hungari dhe Shqipëri-poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskrimini­mi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshm­e në futboll", shkruhet ndër të tjera në raportin e FIFA-S. Ndërkohë, pjesë e hetimit është bërë edhe Hungaria, pasi tifozët u përleshën masivisht me policinë në sfidën me Anglinë duke krijuar trazira në stadium.

NDËSHKIMI

Komisioni i Disiplinës në FIFA do të marrë një vendim për ndeshjen Shqipëri-hungari në ditët e ardhshme. Por çfarë dënimi e pret FSHF-NË. Së pari, pritet të jetë një dënim financiar me një gjobë që i kalon 200 mijë eurot, ndërsa fusha do të pezullohet me një ose dy ndeshje pa pjesëmarrj­en e publikut. Pra, me siguri ndeshja e fundit në grup në shtëpi ndaj Andorrës do të luhet pa tifozë. Të gjitha këto konfirmohe­n në nenin 67, ku përshkruhe­t sjellja e pahijshme e tifozëve, që përfshin dhunën, mjetet piroteknik­e, hedhjen e sendeve të forta në fushën e lojës, etj. Në të tilla ngjarje vlerësohet shkalla e rëndësisë së incidentit dhe më pas merret një vendim në bazë të nenit 25 apo 26, ku saktësohen ndeshjet pa tifozë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania