Panorama Sport (Albania)

Incidentet e Beogradit, “Autochthon­ous” bën 7 vjeç

-

Sot, flamuri “Autochthon­ous” bën 7 vjeç. Më 14 tetor 2014, në stadiumin e Beogradit, ky flamur u valëvit i lirë gjatë ndeshjes Serbi–shqipëri, e cila u ndërpre dhe degjeneroi në dhunë më pas. Të gjithë shqiptarët, anembanë botës, e kujtojnë me emocion atë ditë, e sidomos lojtarët kuqezinj të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre në atë stadium, pas futjes në fushë të tifozëve serbë që ushtruan dhunë mbi to. Droni i ngritur nga “Ballist” Morina u bë iniciatori dhe katalizato­ri për kualifikim­in historik për herë të parë në një kompeticio­n kaq të rëndësishë­m ndërkolama

mbëtar, siç ishte Europiani “Francë 2016”. Kualifikim­i erdhi si rezultat i lojtarëve të drejtuar nga ish-trajneri Xhani de Biazi, por nuk duhet të harrojmë që edhe ai flamur ka meritën e tij. Dhuna në stadiumin e Beogradit ishte reknga më e keqe për futbollin botëror në atë ndeshje të 14 tetorit të 2014-ës. Atmosfera ishte e egër që para fillimit të ndeshjes, ku shënjestra e tifozëve serbë ishin lojtarët kuqezinj të cilët u vërshëllye­n sapo prekën tapetin e fushës.

Minuta e 40-të ishte e fundit e luajtur në këtë takim, ku pas hedhjes së disa flakadanëv­e në fushë, gjyqtari anglez Atkinson ndërpret takimin. Në minutën e 41-të, një dron fluturoi mbi stadiumin e Beogradit duke valëvitur flamurin “Autochthon­ous”. Kapja e flamurit nga Mitroviç i Serbisë solli një përleshje në fushë dhe shumë tifozë të kalojnë rrethimin e fushës dhe futen brenda duke goditur lojtarët shqiptarë. Përshkallë­zimi i dhunës ndaj kuqezinjve të gjitha anët bëri që gjyqtari Atkinson ta mbyllte para kohe takimin, duke ia lënë më pas vendin betejës ligjore mes dy federatave, ku në fund Shqipëria fitoi në KAS dhe arriti kualifikim­in historik në Kampionati­n Europian.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania