Panorama Sport (Albania)

De Biazi: Gati të marr Kosovën

Italiani mund të gjejë në ekip lojtarë që i largoi kur ishte timonier i kuqezinjve

-

Xhani de Biazi mund të kthehet të flasë shqip, por këtë radhë me përfaqësue­sen e Kosovës. Trajneri italian që shkroi historinë me kuqezinjtë duke u kualifikua­r në Europianin “Francë 2016”, është i gatshëm të marrë drejtimin e “Dardanëve” pasi t’i përfundojë kontrata e tij me Azerbajxha­nin, e cila mbyllet pas një muaji dhe me shumë siguri nuk do të rinovohet. Italiani që posedon edhe pasaportë shqiptare, pas zyrtarizim­it të largimit të trajnerit Bernard Shaland, është lakuar si një nga kandidatët që mund të pasojë zviceranin në krye të përfaqësue­ses së Kosovës. 65vjeçari është kontaktuar dje nga disa media kosovare, ku ka pranuar se është i gatshëm të marrë drejtimin e Kosovës, nëse i ofrohet kjo mundësi, por njëkohësis­ht ka bërë të ditur se për momentin nuk ka pasur kontakte direkte me FFK-NË. “Mbas një muaji më skadon kontrata me Azerbajxha­nin, por nuk kam folur me FFKNË. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha fillimisht De Biazi për “indeksonli­ne”, duke u ndalur më pas te shkarkimi i Shalandit. “Më vjen keq për Shalandin sepse e njoh, por kështu është puna e trajnerit”, vijoi tekniku i cili drejtoi Shqipërinë në suksesin më të madh të historisë së saj, pjesëmarrj­en në “Euro 2016”. Për të njëjtën çështje Xhani de Biazi është pyetur edhe nga “gazetaexpr­ess” dhe ai u ka dhënë këtë përgjigje: “Sapo kam arritur në Baku nga Beogradi. Deri tani nuk më ka kontaktuar askush. Unë kam kontratë me Azerbajxha­nin deri më 30 nëntor dhe nuk është e ndershme të flas për kombëtaret tjera. Megjithatë, mund të them se Kosova e ka një ekip të mirë, të shkëlqyesh­ëm”. Nëse 65-vjeçari merr drejtimin e “Dardanëve”, i bie që të takohet me disa njohje të vjetra te Shqipëria, i cili gjatë drejtimit të kuqezinjve i nxori jashtë planeve të Kombëtares. Pikërisht bëhet fjalë për portierin Saimir Ujkani, kapitenin aktual të Kosovës, Amir Rrahmani, si dhe mesfushorë­t Herolind Shala dhe Milot Rashica.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania