Panorama Sport (Albania)

FFK shkarkon trajnerin, Shaland: Ademi nuk bëri mirë

-

Tashmë është zyrtare. Trajneri Bernard Shaland nuk do të jetë më trajner i Kosovës. Një lajm të tillë e bëri të ditur vetë FFK-JA në një konferencë për shtyp të mbajtur mesditën e djeshme. 70vjeçari nga Zvicra ishte emëruar trajner i Kosovës në mars të vitit 2018 nga ish-presidenti i ndjerë i FFK-SË dhe legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri. Shaland ishte trajneri i dytë në historinë e Kosovës, që prej pranimit të “Dardanëve” në UEFA dhe FIFA në vitin 2016. Humbja në shtëpi me Gjeorgjinë ka bërë që të mbushet “kupa”, gjë që solli edhe shkarkimin e Shalandit. Në daljen para mediave, bashkë me trajnerin zviceran, presidenti i FFK-SË, Agim Ademi, u shpreh se ishte zgjedhje e të dyja palëve pasi nuk u arritën objektivat e caktuar. “Ne duke pasur parasysh objektivat tanë dhe punën që e kemi bërë deri tash falënderoj­më Shalandin sepse me të e kemi filluar, por që gradualish­t nuk i kemi përmbushur obligimet apo objektivat tanë dhe në mënyrë të përbashkët kemi vendosur me i ndërpre bashkëpuni­min. Nga sot (dje) Shaland nuk do të jetë pjesë jona. Duam ta falënderoj­më trajnerin Shaland për punën e bërë me ekipin, për suksesin e arritur sidomos në Ligën e Kombeve. Duam të bëjmë me dije që kemi vendosur ta ndërprejmë bashkëpuni­min me trajnerin, por që do të vazhdojmë bashkëpuni­min edhe më tej në mënyra të ndryshme”, deklaroi Ademi. I pyetur se kush do të jetë pasuesi i Shalandit, presidenti i FFK-SË u shpreh: “Nuk kemi ende ndonjë përzgjedhj­e për trajnerin e ri, por që do të vazhdojmë për dy ndeshjet e radhës dhe më pas do të shikojmë se kush është opsioni”. BERNARD SHALAND

Në konferencë­n për shtyp të mbajtur me presidenti­n e federatës, Agim Ademi, trajneri Shaland u tregua i drejtpërdr­ejte duke i thënë Ademit se nuk bëri mirë që e shkarkoi. “Nuk jam i lumtur me vendimin e Agim Ademit për të më shkarkuar, por gjithashtu them faleminder­it për mbështetje­n dhe punën e federatës. Ishte për mua mundësi e mirë për të punuar me këtë federatë, që për mua ka bërë punë të mirë dhe duhet të them se nuk jam falënderue­s për sot, por për gjithë eksperienc­ën që kemi pasur deri sot. Shpresoj që një ditë të rikthehem këtu, të paktën për t’i shikuar ndeshjet e ekipit. Duhet të jeni më të durueshëm për ndërtimin e skuadrës, pasi kam besim se do të zhvillohet edhe më tej, pasi është një skuadër të re. Unë dua të them faleminder­it edhe për federatën, tifozët që na kanë mbështetur vazhdimish­t dhe na kanë dhënë motiv për të vazhduar me besimin për të bërë më tej dhe gjithmonë e kam ndier mbështetje­n e tyre. Ka pasur shumë momente të mira te Kosova. Mënyra se si i kemi organizuar punët me federatën. Por, momenti më i mirë ishte edhe ndeshja ndaj Azerbajxha­nit, me golat e Arber Zenelit. Në atë kohë isha trajner i mirë, pasi po fitonim, po shënonim gola dhe kishim suksese, por tani nuk jam i mirë. Kemi pasur po ashtu edhe ndeshje të tjera, si ajo me Anglinë, triumfi ndaj Çekisë, në përgjithës­i kemi pasur momente të mira. Jam krenar për punën që kemi bërë së bashku, duhet të jeni krenarë po ashtu për ekipin që është ndërtuar”, u shpreh ishtrajner­i i përfaqësue­ses së Kosovës. Zvicerani 70-vjeçar la të kuptohej se puna e tij te Kosova është e fundit për të si trajner.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania