Panorama Sport (Albania)

Kastrioti bën detyrën, formalitet ndaj Elbasanit

- BUJAR BALLIU

Kastrioti arrin të triumfojë 20 edhe në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë kundër Elbasanit. Skuadra e Ramadan Ndreut dominoi gjithë takimin, por shpërdoroi shumë. Trajneri krutan kishte hedhur në fushë thuajse formacioni­n titullar, nga ku 4 prej tyre u zëvendësua­n në fundin e pjesës së parë për t'i ruajtur për ndeshjen e fundjavës ndaj Skënderbeu­t për kampionati­n. Që në minutat e parë janë krutanët ata që vënë në vështirësi kundërshta­rin dhe në dy raste Basha dhe Ajazi i afrohen golit, por pa arritur të kalojnë portierin Miraka. Elbasani përgjigjet me kapitenin Bajrami, i cili nga një goditje dënimi i afrohet golit, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Një pjesë e parë e kontrollua­r më së shumti nga krutanët sjell shumë tentativa, por jo gol dhe mbyllet me rrjeta të paprekura. E dyta nis me zëvendësim­e dhe Ndreu aktivizon Grecën, Nezirin dhe të huajt Mudrazija e Onanunga. Loja e krutanëve pëson rritje, ku presingu ishte i lartë dhe rastet në portën e Elbasanit janë me shumicë. Në harkun e 25 minutave krijohen 7 raste shënimi me Ajazin, Grecën e Çelën. Goli do të vinte vetëm në minutën e 70-të. Një goditje dënimi harkohet bukur në zonë nga Çela dhe Ajazi i gjendur aty, nuk fal duke zhbllokuar sfidën. Elbasanasi­t nuk arrijnë të vënë në vështirësi Vatën. Nga ana tjetër, krutanët vijojnë të jenë të rrezikshëm me Ramin, Grecën, Mudrazijan, Ajazin, Çelën dhe Nezirin. Ky i fundit fiton edhe një penallti, të cilën e kthen në gol po vetë në minutën e 90-të. Me rezultatin 2-0 mbyllet i gjithë takimi i luajtur në Fushë-krujë. Në turin e dytë Kastrioti do të përballet me Flamurtari­n e Vlorës, që këtë sezon militon në Kategorinë e Dytë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania