Panorama Sport (Albania)

Kukësi tregon forcën, fiton me “poker” kundër Maliqit

-

Kukësi ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë duke mundur në ndeshjen e kthimit Maliqin në shifrat e thella 4 me 0. Verilindor­ët vinin në këtë përballje pas barazimit në sfidën e parë, por gjithsesi nuk hasën shumë vështirësi, edhe për faktin se kundërshta­ri vinte pa shumë pretendime në këtë takim. Serinë e golave e hapi Daci në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën kuksianët shënuan edhe tri herë të tjera me Kërniçin, Gavazajn dhe Sulajn, duke i dhënë kështu edhe një shkelm krizës së ditëve të fundit. Tani verilindor­ët përgatisin më të qetë sfidën me Partizanin në kampionat.

NDESHJA - Longo e filloi ndeshjen me një miksim lojtarësh duke hedhur në fushë si titullarët, ashtu edhe disa prej atyre që gjatë këtyre ndeshjeve nuk kanë pasur shumë mundësi të kenë minuta në këmbët e tyre. Përballja do të niste me një Kukës i cili normalisht kishte ardhur për të fituar dhe nis të ushtrojë presion që në fillim duke mbajtur topin dhe shtyrë drejt zonës kundërshta­re. Ndërkohë, Maliqi mundohet më shumë të mbrohet dhe të tentojë t'i afrohet zonës kundërshta­re me anë të kundërsulm­it. Pavarësish­t presionit, goli i verilindor­ëve do të vinte vetëm në fundin e pjesës së parë me anë të Dacit, i cili do t'i dërgonte më të qetë në dhomat e zhveshjes. E dyta nis ashtu si e para, me një Kukës që dominon dhe kërkon ta mbyllë sa më parë ndeshjen, në mënyrë që të mos ketë ndonjë surprizë të pakëndshme në vazhdim. Do të jetë Kërniç ai që në të 56-ën do të dyfishonte shifrat dhe do të shënonte golin e qetësisë për të tijtë, me Longon që nis menjëherë edhe të rifreskojë skuadrën duke nisur të mendojë edhe për sfidën e kampionati­t me Partizanin. Pas këtij rezultati luhet thjesht për inerci, teksa goli i tretë do të vinte nga Gavazaj në të 71-ën duke i mbyllur përfundimi­sht hesapet në këtë ndeshje. Por, nuk mbaron me kaq, pasi në fundin e takimit ka kohë edhe për një gol nga Sula, i futur në pjesën e dytë duke i dërguar shifrat përfundimt­are në 4 me 0. Kukësi bind në kupë, por prova e së vërtetës është ajo e kampionati­t ndaj Partizanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania