Panorama Sport (Albania)

Flamurtari eliminon Apoloninë

Ruleta e 11-metërshave nxjerr fitues kuqezinjtë, sfidojnë Kastriotin në turin tjetër

- HILMI SALIU

Flamurtari "fik" Apoloninë, e elimi non nga Kupa e Shqipërisë. Me të njëjtin rezultat si në Vlorë, u mbyll edhe ndeshja e djeshme në Fier. Edhe pse Omeri dha avantazhin me penallti në të 31-ën, Gocaj barazoi po nga pika e bardhë dhe e çoi në shtesë. Ndonëse ishin 30 minuta lojë, asnjëra nuk shënoi dot dhe gjithçka u "vulos" nga ruleta e 11-metërshave. Në "Loni Papuçiu" ishte një ndeshje plot emocione, që përballte një ekip të sapozbritu­r nga elita dhe një tjetër që militon në Kategorinë e Dytë. Fundi u buzëqeshi vlonjatëve, ndërsa te fierakët kaplon zhgënjimi.

NDESHJA - Që në nisje të lojës, ishin fierakët që u panë në kërkim të golit. E megjithatë, rasti më i mirë erdhi në të 20-ën. Mezani gjuan nga jashtë zone, por gjen shtyllën. Flamurtari "zgjohet" në të 28-ën, por Ribaj nuk i bën dot ballë Çilit. Shifrat ndryshojnë në të 31-ën, kur Hidri pengohet nga Qarri në zonë dhe kryesori akordon penallti. Omeri e merr

përsipër dhe shënon, përtej protestave të miqve. Mezani mund të kishte dyfishuar pa u mbyllur kjo pjesë, por Moçka i tha "jo" golit dhe fierakët shkojnë në pushim me avantazh. Ndryshe nga e para, kjo pjesë loje foli më shumë për kuqezinjtë. Ata qarkullojn­ë mirë

topin dhe avancojnë ndjeshëm në zonë, aq sa në të 49-ën fitojnë penallti. Diamanti pengohet nga Papa, është Gocaj që godet dhe nuk fal për 1-1. Edhe pse kishte minuta mjaftueshë­m në dispozicio­n, gjithçka shkoi në shtesë. As 30 minuta nuk sollën ndryshim,

pasi fituesja e këtij çifti u vendos me penallti. Për vendësit realizuan Levendi, Hidri, Repaj, Zoga e Kumani dhe gabuan Kaçanolli me Balën. Te miqtë shënoi Ramadani, Diamanti, Metani, Pjeshka, Gocaj, Qarri, duke sfumuar penalltinë e humbur nga Bicaj.

 ?? ?? Çast nga ndeshja e luajtur në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” FOTO: FLAMURTARI F.C
Çast nga ndeshja e luajtur në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” FOTO: FLAMURTARI F.C

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania