Panorama Sport (Albania)

Portieri del me të kuq, Pogradeci përmbys Besën

-

Kualifikoh­et Pogradeci. Humbja minimale në Luz nuk ka pasur vlerë, pasi liqenorët dje fituan 2-0 në "Gjorgji Kyçyku". Ishte Laçka që shënoi për të dhënë shpresa në të 56-ën minutë, ndërsa Muçollari ai që eliminoi Besën në të 88-ën minutë. Ishte një ndeshje plot histori, ndonëse në fushë dominonin lojtarë nga ekipi i të rinjve. Askush nuk e kishte qëllim në vete dhe kjo ndoshta e zbukuroi këtë duel të dytë të turit të parë. Ishin vendësit ata që u shfaqën më mirë në pjesën e parë, edhe pse rastet nuk ishin të shumta. Muzhaqi për miqtë del përballë Berberit, por në fund ndërhyn një mbrojtës që ia heq mundësinë të godasë. Më pas, është Laçka për liqenorët që tenton me dy goditje të njëpasnjës­hme në drejtim të portës, por pa finalizuar. Në minutën e 30-të, Hykellari me një aksion individual gjuan, por pret portieri mik dhe në pushim shkojnë "thatë". Në pjesën e dytë, është Aliaj për vendësit që gjuan ngjitur me shtyllën dhe në të 55-ën Laçka që shpërdoron. E megjithatë, korrigjon shpejt. As një minutë më vonë dhe pas goditjes së dënimit, është ai që shtyn topin në rrjetë për

1-0. Reagojnë miqtë pas këtij momenti dhe kanë qenë pranë golit të barazimit me dy mundësi të Bubeqit, por në të dyja rastet ndërhyrjet e Berberit janë shpëtimtar­e me vendimtare. Dramacitet­i rritet në minutat e fundit, kur Haka që ka zëvendësua­r Patoshin del

me karton të kuq për një ndërhyrje të gabuar ndaj Hykellarit. Në vend të tij Muho vesh dorezat dhe pëson një gol në minutën e 88-të, kur Muçollari gjuan nga 30 metra. Me këtë fitore të të rinjve, liqenorët do të vazhdojnë garën për Kupën e Shqipërisë. ROMEO XINXIFI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania