Panorama Sport (Albania)

Një italian pas kuintave: Dinamo do të kapi majat

Vitobelo: Gati të bëjmë përmbysjen ndaj Erzenit

- FATJON RUPI

Prej tri vitesh është krahu i djathtë i Ble di Shkëmbit në stol. Françesko Vitobelo ka nisur sezonin e katërt si ndihmës i trajnerit korçar, këtë herë në krye të Dinamos, pas përvojave te Teuta dhe Ballkani në Kosovë. Po ashtu, pjesë e stafit blu është edhe një tjetër italian, Daniele Nervi. "Që prej vitit 2018 punoj me Bledi Shkëmbin. Dua ta falënderoj për këtë mundësi. Bledi është një profesioni­st i vërtetë, një menaxher shumë i mirë në çdo aspekt për lojtarët, jo se punoj unë me të, por sepse kështu është. Kemi punuar te Teuta, pastaj te Ballkani dhe kemi nisur sezonin e katërt bashkë te Dinamoja", thotë Vitobelo për "Panorama Sport".

DINAMO - Më tej Vitobelo përqendroh­et te skuadra

Françesko Vitobelo, zv.trajneri italian i Dinamos

ku bën pjesë prej verës së shkuar: "Kur mora ftesën për te Dinamoja, u ula të lexoja dhe të informohes­ha si duhet për këtë skuadër, një nga më të mëdhatë në vend, me 18 tituj kampionë. Sigurisht, është kënaqësi, por edhe një përgjegjës­i e madhe. E kemi

nisur mirë sezonin, kemi bërë ndeshje të mira dhe nuk kemi pësuar humbje në katër javë. Jemi skuadra që ka pësuar më pak gola. Kemi pasur rritje nga java në javë dhe tani është puna jonë si staf që të punojmë më shumë për të përmirësua­r

mekanizmat në lojën sulmuese, ku duhet të jemi pak më të shpejtë. Mendoj se kemi një skuadër të mirë, që do të tregojë vlera. Kampionati sapo ka nisur dhe me 4 javë nuk mund të dalin konkluzion­e të sakta, por loja e skuadrës na bën optimistë. Te Dinamoja thuajse gjithçka ka nisur nga zeroja, të gjithë e dinë mirë këtë gjë. Presidenti Bardhi duhet falënderua­r, sepse në një kohë të shkurtër ka bërë një punë të jashtëzako­nshme, duke krijuar kushtet më të mira për skuadrën. Janë afruar shumë lojtarë të mirë dhe është bërë një fazë përgatitor­e shumë e mirë".

DERBI - I pyetur se si e ka përjetuar derbin me Partizanin, italiani i stolit blu shton: "Derbi më mësoi se kemi një skuadër vërtet të fortë. Dinamo e tregoi veten, duke nisur me kapitenin që është një profesioni­st, një lojtar shumë i përgatitur nga ana tekniko-taktike, por edhe në anën motivuese të skuadrës. Ai di si ta udhëheqë Dinamon në fushë. Nëse nuk do të ndëshkohes­him me atë karton të kuq, kam bindjen se do të ishim ne fitues të asaj ndeshjeje".

KUPA - "Humbja me Erzenin është i vetmi rezultat negativ për ne deri tani, por shpresojmë që të kualifikoh­emi. E kemi vlerësuar maksimalis­ht ndeshjen e nesërme (sotme), ku do të bëjmë më të mirën për të kaluar më tej", ka thënë Vitobelo sa i takon ndeshjes së sotme me Erzenin.

RIVALITETI - "Që kur Skënderbeu pati ato problemet e veta, mund të them se në Superiore ka pasur gjithmonë disa skuadra që rivalizojn­ë për titullin. Janë Tirana, Partizani, Teuta, Vllaznia, Kukësi. Tani është edhe Dinamo, kemi një grup shumë të mirë futbollist­ësh, që siç e thashë, po e rrit lojën nga ndeshja në ndeshje. Kemi kualitet dhe besoj se do të bëjmë diçka të mirë", shton Vitobelo.

JO FUTBOLL I DOBËT - "Dëgjoj të thuhet shpesh se futbolli në Shqipëri është i dobët, por mendoj se nuk është kështu. Futbolli ka një nivel të mirë, u duk edhe me përfaqësim­in e skuadrave shqiptare në Kupat e Europës. Laçi u kualifikua, madje edhe me Anderlehti­n bëri një paraqitje shumë të mirë. Edhe ekipet e tjera luajtën mirë. Në krahasim me Kosovën, për shembull, futbolli në Shqipëri është shumë mirë në shumë aspekte. Edhe në fushën e trajningut, ku përgatiten dhe dalin trajnerë të kualifikua­r".

TIFOZËT - "Pritshmëri­të e tifozëve? E di shumë mirë që janë të mëdha, sepse është Dinamo. Unë do të kërkoja prej tyre të kenë vetëm pak durim, sepse këtu po punohet mirë. Ata duhet të jenë gjithmonë pranë skuadrës, jo vetëm kur fitojmë, por edhe kur do të kemi momente të vështira, sepse në futboll ka edhe momente të tilla. Në një kampionat ka gjithmonë ulje-ngitje, ne shpresojmë të kemi sa më pak ulje. E ritheksoj, të gjithë sa bashku dhe me pak durim them se do ta çojmë Dinamon në majat e futbollit shqiptar. Besoj se për dy vjet do të jemi aty ku ata presin", ka përfunduar Françesko Vitobelo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania