Panorama Sport (Albania)

Dibra: Do të bëjmë detyrën ndaj Besëlidhje­s dhe në kampionat

-

Të enjten, matjanët do të presin në stadiumin "Liri Ballabani" ekipin e Besëlidhje­s së Lezhës, ndeshje e cila do të përcaktojë ekipin që kualifikoh­et për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Për kapitenin e Burrelit, Kledi Dibra, ndeshja është vlerësuar maksimalis­ht dhe skuadra e tij do të synojë kualifikim­in në këtë garë pas barazimit të marrë në ndeshjen e parë. Sipas Dibrës, djemtë janë në formën më të mirë të mundshme dhe tashmë do të godasin me fitoren e radhës. Ish-lojtari i Besëlidhje­s për 10 sezone me radhë, që tashmë mban shiritin e kapitenit në ekipin matjan, shtoi se emocionet e tij në këtë përballje do të jenë të mëdha, por aspak ndikuese në atë çfarë do të japë në fushën e gjelbër. Burreli e Besëlidhja do të përballen sërish në fundjavë, në ndeshjen e radhës në kampionat. Matjanët do të luajnë në transfertë, ndërsa për kapitenin Dibra do të merren tri pikët e radhës. "Si në ndeshjen e Kupës ashtu edhe atë të kampionati­t për ne e detyrueshm­e është fitorja. Normalisht unë kam kaluar 10 vite në Lezhë dhe është emocion, por ne do t'i vlerësojmë të dyja takimet njëlloj. Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Kemi pasur një javë pushime dhe stërvitjen e kemi zhvilluar me seanca të ngjeshura. Besoj se do t'i kalojmë të dyja ndeshjet, të cilat do të jenë të vështira pasi edhe Besëlidhja ka një ekip të fortë. Besoj që do t'i kalojmë ashtu siç duhet dhe do të kualifikoh­emi në Kupë, por edhe do t'i fitojmë tri pikët në kampionat", tha Dibra. Ndeshja për Kupë mes Burrelit dhe Besëlidhje­s do të nisë në orën 13:30 në stadiumin "Liri Ballabani". DRITAN KURTI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania