Panorama Sport (Albania)

Me “mision” në Berat, Hugo: Dua vetëm një gol

Mone e thotë hapur: Vëmendja është e gjitha te... Besa

- ALBAN ALUSHI

Pas 19 ditësh, Lush nja rikthehet në Be rat. Ketë herë, për llogari të Kupës së Shqipërisë, ku do të luhet akti i dytë të turit të parë. Një ndeshje që nuk ka interes për lushnjarët, të cilët në "Roza Haxhiu" humbëm me shifrat 0-3. Kjo javë do të jetë e ngarkuar, pasi të dielën do të udhëtojnë edhe në Luz për të matur forcat me Besën për kampionat. Verdhejesh­ilët kanë shfrytëzua­r ndërprerje­n për t'u përmirësua­r sidomos në sulm. Krijojnë raste, por finalizimi çalon. "Mbreti" i shpërdorim­eve është Hugo da Silva, sulmuesi i afruar gjatë verës. Në një prononcim për "Panorama Sport", braziliani evidenton se e ka penalizuar fati. "Kam humbur shumë raste dhe kjo nuk është gjë e mirë. Unë jam një sulmues dhe detyra ime është që të shënoj. E di që pritet shumë nga unë dhe kërkoj vetëm pak fat para portës. Kërkoj vetëm golin e parë. Unë po punoj që të jem golashënue­si i Lushnjës. Shpresoj që ta zhbllokohe­m", tha Hugo.

MONE - Arbër Mone beson se autokritik­a nuk do të vonojë. Mbrojtësi i krahut të majtë për gazetën deklaron se skuadra po rritet dhe shumë shpejt do të vijnë rezultatet. "Ekipi e ka shfrytëzua­r ndërprerje­n për t'u përmirësua­r në të dyja fazat e lojës. Do të luajmë fillimisht ndeshjen e Kupës me Tomorin, që do të na shërbejë edhe për të parë si do të reagojmë pas 10-11 ditësh përgatitje. Kuptohet që vëmendja jonë është e përqendrua­r te Besa. Ne vlerësojmë çdo sfidë, por kampionati është prioritet. Jemi duke punuar me qëllimin e vetëm, që ekipi të fitojë pikët e para në transfertë. Lushnja bën një lojë të mirë dhe këtë duhet ta shprehim me rezultate. Ndaj Besës nuk duhet të dalim pa pikë", përfundoi 33-vjeçari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania