Panorama Sport (Albania)

Murinjo rigjen Juven, nga “zero tituli” tek akuzat arbitrale

Nga Interi te Junajtid, Zhoze ndezi gjithmonë “xixa”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Rrugët e Zhoze Mur injos dhe Juven tusit do të gërshetohe­n sërish të dielën në mbrëmje, 17 tetor, në “Allianz Stadium”. Rivaliteti i nisur mes tyre që nga periudha që portugezi drejtonte Interin, u ringjall tri sezone më parë, në një sfidë Champions-i në Torino, kur bardhezinj­të pritën Mançester Junajtidin, e cila në fund ngriti shumë polemika. Gjithsesi, nga thumbimi “zero tituli” i 3 marsit 2009 e deri te dora në vesh, kur e mundi Juven në shtëpi, me “Djajtë e Kuq”, romani mes “Special One” dhe “Zonjës së Vjetër” ka kapituj që janë pak të quhen bombastikë dhe pa dyshim edhe historikë.

3 MARS 2009

Nëse ka një konferencë për shtyp më të famshme në historinë e futbollit italian, atëherë është pa dyshim ajo që u vu në skenë më datë 3 mars 2009, pas polemikave të shumta për një penallti që iu akordua Interit të Murinjos, pikërisht në një ndeshje kundër Romës, skuadrës së tij aktuale. Sulmi, edhe pse kishte si destinacio­n fillestar verdhekuqt­ë, përfshiu edhe Juventusin. “Mua nuk më pëlqen prostituci­oni intelektua­l, mua më pëlqen ndershmëri­a intelektua­le. Më duket se në ditët e fundit ka pasur një manipulim madhështor intelektua­l, një punë e madhe organizati­ve, për të ndryshuar idetë e opinionit publik, për një botë që nuk e ndiej aspak timen... Në dy ditët e fundit është folur për një Romë që ka lojtarë madhështor­ë, por që do ta mbyllë sezonin me ‘zero tituli’. Nuk është folur për Milanin që ka 11 pikë më pak se ne dhe gjithashtu do ta mbyllë sezonin me ‘zero tituli’. Dhe nuk është folur aspak për Juventusin që ka fituar shumë pikë, falë gabimeve arbitrale në favor dhe që gjithashtu mund ta mbyllë sezonin me ‘zero tituli’. Madje, unë i qëndroj pranë Ranierit, por edhe Spaletit, Prandelit, Del Nerit, Zengës dhe të gjithë trajnerëve të tjerë që kanë humbur pikë ndaj Juves për faj të arbitrave. Unë jam ai lloj trajneri, i cili pas fitores me Sienën dola përpara kamerave dhe pranova se fituam, pasi arbitri gaboi në favorin tonë, të Interit... Ndërkohë, ditën tjetër pashë përpara gazetarëve trajnerin e një skuadre me ngjyrat

bardhezi, i cili i sheh mirë ndeshjet e Interit, që shkoi në televizor dhe pranoi se skuadra e tij kishte shënuar një gol në pozicion jashtë loje! Sa i zoti... Unë flas për shtypin sepse jam i detyruar. Nuk jam Spaleti që flet përpara, në mes dhe në fund të ndeshjeve. Ai

është miku i të gjithëve, por unë nuk jam i tillë”.

19 SHKURT 2010

Portugezi, përpara Intersampd­oria, bën një tjetër batutë mbi një penallti të mistershme që iu akordua Juves kundër Xhenoas: “Vetëm në Itali zonat e rreptësisë janë nga 25 metra. Pse të bëj si struci unë, kur e gjithë bota e pa se çfarë ndodhi”, tha Murinjo, duke stigmatizu­ar gabimin arbitral në favor të Juves.

23 TETOR 2018

Me rastin e sfidës së Champions-it, faza e grupeve mes Mançester Junajtid

dhe Juventusit, Zhoze Murinjo iu përgjigj fyerjeve të rënda nga 4000 tifozët e pranishëm bardhezinj në “Old Trafford”. “Fyerjet ndaj meje? Normale, unë i përshëndet­a me tre gishta”, u përgjigj në fund Murinjo, duke iu referuar Tripletës së famshme që bëri me Interin, në aventurën e tij të parë në Serinë A.

7 NËNTOR 2018

Në ndeshjen e kthimit në Torino, sërish për grupet e Champions-it, trajneri i Mançester Junajtidit mundi Juventusin, e kualifikua­r paraprakis­ht, duke festuar në një mënyrë të fortë. Me të

vërshëllye­r arbitrin, Zhoze Murinjo la pankinën e tij dhe me dorën në vesh kërkonte që të dëgjonte ofendimet e tifozëve torinezë, një gjest që tërboi shumë Dibalën, por akoma më shumë Bonuçin. “Nuk po ju arrij t’ju dëgjoj, ku jeni?”, shprehu Murinjo, i cili pa menjëherë dorën e Bonuçit përpara gojës së tij, mjaft i irrituar. Gjithsesi, “Special One” e shpjegoi festimin e tij provokues edhe përpara medias: “Në Mançester u ofendova për 90 minuta, por unë kam ardhur këtu vetëm për të bërë punën time, asgjë më shumë. Në

fund të ndeshjes e bëra atë gjest, por pranoj se ndoshta tani që jam më i qetë, nuk do ta përsërisja. Tifozët e Juves nuk më shanë vetëm mua si interist, por familjen time dhe këtë nuk e durova dot”, u justifikua Murinjo.

Dhe, pse jo, të dielën në mbrëmje, pa dyshim që ekzistojnë të gjitha gjasat që tifozëria bardhezi t’i rezervojë një pritje shumë të ftohtë trajnerit të Romës, me portugezin që ndoshta ka nisur ta mendojë edhe kundërpërg­jigjen e tij të fortë, në rast suksesi në “Allianz Stadium”.

 ?? ?? Nervozizmi­n që shkaktoi Murinjo në Torino, ndaj Juves në nëntor 2018
Nervozizmi­n që shkaktoi Murinjo në Torino, ndaj Juves në nëntor 2018

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania