Panorama Sport (Albania)

Barcelona, rinovime miliardere

Në rrugën e tij është edhe talenti tjetër i kombëtares spanjolle Gavi dhe ylli Ansu Fati

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Barcelona ka vendo sur të mos bëjë më gabimet e së shkuarës. Klubi katalanas ka nisur rinovimet me disa nga yjet e vet dhe për më shumë ka vendosur që t'i mbrojë ata me klauzola të çmendura. Këtë herë nuk flitet më për miliona euro, por për miliarda euro klauzola. E gjitha kjo, për të mos lejuar rrjedhje të rëndësishm­e nga klubi. Lojtari i parë i cili pritet të ketë klauzolë 1 miliard euro do të jetë ylli i këtij ekipi, Pedri. Marrëveshj­a mes palëve është arritur dhe tani mungon vetëm firma për zyrtarizim­in e saj. Në bazë të marrëveshj­es mes Barcelonës dhe Pedrit, ky i fundit pritet të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. Por ajo që bën më shumë lajm është klauzola astronomik­e e klubit për talentin e tij. Me një klauzolë prej 1 miliard eurosh, Pedri do të linte pas shumë lojtarë të tjerë, përfshi dhe Lionel Mesin. Argjentina­si kishte një klauzolë largimi nga Barcelona në vlerën e 700 milionë eurove, ndërsa Pedri ka ngjitur edhe disa shkallë më shumë duke arritur në shifra të pabesueshm­e. Në fakt, me kontratën në fuqi, klauzola e largimit të Pedrit nga Barcelona ishte 400 milionë euro, por me "çmenduritë" që po ndodhin në merkaton e lojtarëve, klubi katalanas dëshiron të sigurohet duke rritur edhe më kuotat. Aktualisht në La Liga vetëm Karim Benzema dhe Federiko Valverde, të dy lojtarë të Realit të Madridit, kanë një klauzolë largimi prej 1 miliard eurosh. Në listën e lojtarëve me klauzola të çmendura janë dhe Alaba (Real Madrid) me 850 milionë euro, Grizman (Atletiko) me 800 milionë euro.

Barça e blinduar - Gjithçka te Barcelona lindi pas largimit të Nejmar drejt PSGSË, që pagoi 220 milionë euro për braziliani­n. Kjo bëri që Barcelona, dhe jo vetëm, të vendosë klauzola marramendë­se për largimin e lojtarëve të tyre. Dhe te Barça, siç bën me dije gazeta "Sport", klauzolat e largimit të lojtarëve shkojnë nga 100 deri në 500 milionë euro. Por këto shifra pritet të ndryshojnë me rinovimet në horizont. Përtej Pedrit, të tjerë lojtarë të rëndësishë­m të Barcelonës - që

konsideroh­en dhe si e ardhmja e klubit - do të nënshkruaj­në kontrata të reja me klauzola të ngjashme. Mediat spanjolle u referohen emrave si Gavi apo Ansu Fati, të cilët për momentin kanë klauzola të ulëta, por që dhe ato do të arrijnë në shifrat e Pedrit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania