Panorama Sport (Albania)

Vendimi i vështirë i Mbapesë, Reali apo 45 mln të PSG?

-

Muajt në vazhdim paraqesin një sfidë më vete për yllin e PSG-SË dhe kombëtares franceze, Kilië Mbape. Në lojë nuk është as më shumë e as më pak, por vetë e ardhmja e kampionit të botës. Mbape është mes dy zjarresh: të rinovojë me klubin e tij PSG për të vijuar karrierën në Francë ose të harrojë milionat e shumtë dhe të transferoh­et në një klub legjendar si Reali i Madridit. Loja për të ka kohë që ka nisur, që nga vera që lamë pas me deklarata e kundërdekl­arata të protagonis­tëve, që në këtë rast janë tre: vetë lojtari, PSG-JA dhe Reali i Madridit. Natyrisht që edhe aktorë të tjerë janë përfshirë, duke futur së fundmi edhe familjen e yllit francez. Për presidenti­n e Realit, Florentino Perez, Mbape është kthyer në një fiksim, por dhe në Paris nuk duan të heqin dorë prej tij dhe janë gati ta mbulojnë me miliona euro që ta bindin të qëndrojë. Kontrata aktuale e Mbapesë me PSG-NË skadon në vitin 2022 dhe klubet që e duan janë gati të bëjnë lëvizjet e radhës. Paris Sg-ja ka ndërmend ta bëjë atë lojtarin më të paguar në botë. Në përpjekjen më të fundit, Parisi pritet t'i ofrojë një pagë vjetore që arrin shifra të çmendura, 45 milionë euro në sezon! Kjo është një shifër që do të tundonte këdo. Deri më tani lojtari ka refuzuar çdo ofertë rinovimi nga klubi i tij, por nëse vërtetohet shuma e tillë, edhe Mbape mund të lëkundet. Reali nuk i ofron këtë mundësi. Por madrilenët kanë një tjetër avantazh, kanë stemën e markën e tyre ëndërron çdo lojtar. Dhe ëndrra e Mbapesë është pikërisht Reali i Madridit. Vetë ai e ka deklaruar hapur një gjë të tillë. Tani përpara tij është vendimi më i vështirë i jetës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania