Panorama Sport (Albania)

Dhunoi gruan, Lukas Hernandez rrezikon burgun

Bajerni nuk dinte asgjë, lojtari afër ndëshkimit

-

Çështja gjyqësore 32 në Madrid ka ur dhëruar arrestimin e yllit të Bajernit, Lukas Hernandez. Urdhri për të proceduar lojtarin u lëshua nga administra­ta e drejtësisë më 14 shtator të 2014-ës, ku thuhet se: “Zoti Lukas François Bernard Hernandez është i detyruar të paraqitet në gjyq më 19 tetor 2021 në orën 11:00”. Lukas është dënuar me gjashtë muaj burg dhe apeli i tij nuk është bërë pasi lojtari ka një rekord kriminal.

Bëhet fjalë për 3 shkurtin e 2010-ës. Lukas Hernadnez, atëherë një lojtar i Atletikos së Madridit, u përfshi në një sherr me gruan e tij, Amelia de la Isa Iorente duke u bërë një abuzues në familje në mes të rrugës. Më pas, të dy u dënuan me 31 ditë punë në komunitet nga gjykata e Madridit. Edhe pse u dënuan, të dy vendosën të shkonin në muajin e mjaltit së bashku. Rrugës për në Spanjë, më 13 qershor në orën 9:30, të dy u kapën në filtrin e biletave në aeroportin Adolfo Suarez Barajas pasi po ktheheshin nga Majami. Më pas, Lukas u thirr në polici me akuzën: Dhunë kundër gruas. Ndërkohë që Amelia është identifiku­ar, por nuk u thirr në polici, ndërsa gjykata nuk ka lëshuar asnjë urdhër arresti për të. Gjykata kriminale numër 35 në Madrid dënoi Hernandezi­n me gjashtë muaj burg pasi shkeli ligjin 468.2 të kodit penal. Faktet që lojtari nuk ka ruajtur 500 metra distancë nga gruaja atij për ngjarjen e

ndodhur, janë vërtetuar. Burimet tregojnë se nëse të dy do të ishin kthyer me avionë të ndryshëm, nuk do të kishte pasur asnjë shkelje ligji. Avokatët e lojtarit kishin kërkuar një anulim të këtij vendimi, por apeli nuk e mori fare për bazë kërkesën e tyre pasi Lukasi nuk kishte kryer asnjë ditë shërbimi në komunitet. Është administra­ta

gjyqësore që i është vënë kundër lojtarit për injorimin e kryerjes së dënimit. Ndërkohë, që “AS” shkruan se Bajerni i Mynihut nuk ishte në dijeni për këtë gjë deri në muajin tetor, edhe pse lojtari ishte njoftuar më herët për këtë gjë. Kjo ka bërë që klubi t’i kërkojë llogari lojtarit i cili është kthyer dje nga grumbullim­i me kombëtaren.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania