Panorama Sport (Albania)

Siguroi Botërorin para kohe, ka shumë “por” te Gjermania

-

Gjermania është dhe do të mbetet një emër i madh në futboll. Në kualifikue­set e Botërorit u pa edhe njëherë grinta e “Pancerave”. Që nga 1954 gjermanët kanë qenë gjithmonë pjesë e Botërorëve. Atëherë, kjo pasoi me fitimin e Botërorit në Zvicër ose siç njihet nga të gjithë: “Mrekullia e Bernës. Nëse do të kemi një ‘Mrekulli të Katarit’, kjo mbetet për t’u parë. Për titull është duke u folur shumë. Kjo u pa dhe në intervistë­n e Manuel Nojerit të dielën i cili tha se: “Do të ishte perfekte nëse do të përjetoja edhe njëherë ethet e fitimit të kupës së Botës. Ta shoh Gjermaninë në majë është diçka që dua ta bëj realitet”. Por se ku ndodhet në të vërtetë skuadra e Hansi Flikut edhe pasi siguroi kualifikim­in për në Botëror, kjo mbetet për t’u parë. Pas largimit të Jogi Lëv dhe ardhjes së Hansi Flikut janë duke u shfaqur sinjale pozitive. Gjithashtu, ka shumë “por”. Skuadra është e mbushur me lojtarë të klasit Botëror si Gorecka dhe Kimish, veteranë si Myler, Nojer dhe Rojs dhe talente si Gnabri, Sane dhe Musiala. Por... skuadrës i mungon ende një sulmues qendre. Një problem që nuk zgjidhet me një gol të Timo Vernerit. Në skuadër mungojnë bombera si Gerd Myler, Rudi Fëler dhe Jurgen Klinsman. Nga ata që luajnë në Bundesligë si Haland dhe ylli i Bajernit Robert Levandovsk­i.

Por...të dy mbrojtësit e krahut janë pika të dobëta. Edhe në Botërorin e 2014-ës u improvizua­n ato role. Lahm kalonte sa majtas-djathtas dhe Hëvedes ishte surpriza e turneut. Edhe këto probleme nuk janë duke u zgjidhur edhe sot e kësaj dite.

Por... skuadrat me të cilat Gjermania u përball në grup ishin nga vendi 37 deri në 181 në renditjen e FIFA-S. Shumë të vogla dhe serioze për një emër si Gjermania. Liga e kombeve nuk preferohet nga DFB-JA, kjo tregon arsyen për sa dështuan dy herë. Në 2018 “Pancerat” u renditën vetëm të fundit dhe një vit më pas erdhi edhe humbja turpëruese 6-0 ndaj Spanjës. Një sfidë që ka ngelur në mendjen e tifozëve edhe sot e kësaj dite. Ende nuk ka kaluar një vit nga ajo ndeshje. Hansi Flik ka tani më shumë se një vit kohë për të përgatitur skuadrën e tij për Botërorin e Katarit. Në pesë ndeshjet e para ai regjistroi pesë fitore duke mos pësuar asnjë gol. Shifra që të bëjnë të shpresosh se paraqitja e “Pancerave” në Botërorin anormal të dimrit të ardhshëm të jetë më mirë se në Botërorin e fundit. Rusia ishte një tjetër njollë e keqe në historinë e kombëtares, e cila duhet të pastrojë sa më parë imazhin. Gjithçka ka nisur mirë, me Flikun i cili po bën gjithçka për të krijuar një skuadër të denjë për Botëror.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania