Panorama Sport (Albania)

Start perfekt, Prestige me pikë të plota në Sunday League

FUTBOLL/ Shaqe vendos fitoren 1-0 ndaj Antigonean

-

Tri ndeshje, po kaq fitore, 18 gola të shënuar dhe vetëm 1 i pësuar. Është ky bilanci i Prestige pas tri javëve të para në FSHF Sunday League Albania duke vijuar shkëlqimin edhe në edicionin e tretë të kampionati­t të futbollit me 9 lojtarë. Suksesi i radhës për Prestige erdhi mbrëmjen e djeshme ndaj skuadrës FT Antigonean. Pas një ndeshjeje të bukur dhe të luftuar nga të dyja kampet, Prestige doli si fitimtare në shifrat 1-0. Vendimtar rezultoi goli i realizuar nga Shaqe në minutat e parë të takimit.

NDESHJA- Prestige e filloi

lojën me Carën në portë, më pas dyshja e mbrojtjes formohej nga të zakonshmit Antoni dhe Mërtiri. Hysenbelli­u dhe Lleshi mbuluan krahët respektivi­sht në të djathtë dhe të majtë. Mesfusha përbëhej nga Allmeta, Shaqe dhe Biba, ndërsa në majën e sulmit si gjithnjë Shima. Minutat e para ishin të qeta, ndërsa gradualish­t

Prestige nisi të diktojë në lojë. Në minutën e 10-të ishte edhe momenti deciziv i takimit, me Prestige që gjeti avantazhin pas një aksioni model. Shima vertikaliz­oi bukur për Bibën, ndërsa ky i fundit futi një top në zonë nga fundorja. Shaqe sulmoi mjaft mirë hapësirën duke i vjedhur kohën mbrojtësit për ta devijuar saktë topin në rrjetë, pa i dhënë asnjë shans portierit. Ndonëse në avantazh, Prestige nuk i ndal sulmet dhe arrin të krijojë disa momente të rrezikshme në portën kundërshta­re. Shima ka një mundësi të mirë, pas një topi të bukur të dhënë nga Biba, por godet keq. Më pas, Shaqe për pak sa nuk shënon të dytin, teksa gjuan me kokë pas një harkimi perfekt nga këndorja të Hysenbelli­ut. Antigonean provon me një gjuajtje nga distanca me topin që shkon pranë shtyllës. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat luftojnë fort për çdo top, por Prestige mund të mbështetet te mbrojtja, që konfirmohe­t edhe një herë si një nga armët më të forta të skuadrës dhe nuk i jep thuajse asnjë shans kundërshta­rit. Shima i afrohet golit të dytë, por topi godet pjesën e sipërme të traversës. Në fund, Vasha ka një mundësi të artë, por ndalet nga portieri. Kështu, gjithçka mbyllet 1-0 për Prestige, që hipotekon fitoren e tretë dhe vijon ecurinë me pikë të plota në Grupin B.

 ?? ?? Prestige, para ndeshjes së djeshme
Prestige, para ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania