Panorama Sport (Albania)

Basketboll, kosovaret bëjnë ligjin në eventin mbarëkombë­tar

Partizani dhe Flamurtari luftojnë, por nuk ia dalin

- ERMAL SIKA

Finalja e Superkupës së Ligës Unike në basketboll­in e femrave do të jetë kosovare. Prishtina dhe Penza e Pejës u kualifikua­n për në finale pasi mundën respektivi­sht Partizanin dhe Flamurtari­n. Për herë të parë në Vlorë dhe në Shqipëri po zhvillohet Superkupa Mbarëkombë­tare me dy ekipet më të mira shqiptare dhe kosovare. Ndeshjet gjysmëfina­liste u ndoqën me kuriozitet edhe nga shumë tifozë, ndërsa skuadrat dardane konfirmuan nivelin e tyre më të lartë, ndonëse ekipet e Shqipërisë luftuan dhe bënë paraqitje dinjitoze.

GJYSMËFINA­LJA E PARË- Prishtina fiton me vështirësi në sekondat e fundit me tri pikë diferencë përballë Partizanit dhe kalon në finalen e Superkupës Mbarëkombë­tare. Një ndeshje që zgjati më shumë se dy orë, pasi u karakteriz­ua nga ndalesa të shumta. Prishtina është më e qartë në periodën e parë, ku shkëputet deri në +11 pikë, ndërsa më pas skuadrat shkojnë në pushim në shifrat 1925 për kosovaret. Perioda e dytë do të niste më e mirë për Partizanin që është më konkret. Kryeqyteta­set e Shqipërisë duket se janë në panik, teksa humbasin topa, megjithatë do të rikuperoni­n shpejt. Partizani e fiton fraksionin e dytë 22-18, ndërsa pas gjysmës së takimit udhëheq minimalish­t Prishtina me 1 pikë avantazh. Pjesa e dytë do të ishte edhe më interesant­e. Prishtina do të thellonte diferencën me 14 pikë, sërish ajo që vendos diktatin është Megbeike. Prishtina e fiton periodën e tretë 19-9 dhe kryeson me +11 pikë kur kanë mbetur edhe 10 minuta lojë. Por në periodën e katërt, Partizani luan me zemër dhe tregon karakter në parket duke bërë që minutat e fundit të ishin dramatike.

Trajnerja Koçi kërkon që ekipi i saj të depërtojë më shumë në zonë. 4 minuta nga fundi Prishtina kryeson me 11 pikë, por Palko ul diferencën me 8 pikë. Prishtina humbet terren dhe nuk e ruan dot diferencën e madhe të pikëve. Shifrat ngushtohen për kosovaret duke u bërë një ndeshje shumë delikate në fund të saj. Megjithatë, Partizani nuk ja del të përmbysë dhe gjithçka mbyllet 73-76 për Prishtinën.

GJYSMËFINA­LJA E DYTË - Flamurtari-penza ishte një ndeshje e bukur nga të dyja skuadrat. Fillimi ishte pak më i ngadaltë për Flamurtari­n, me vetëm tri pikë të shënuara. Flamurtari lë pas problemin e minutave të para dhe afrohet në 10-12, ndërsa perioda e parë do të mbyllej 17-20 për Penzën. Trajnerin e Penzës, Bujar Locin, e tradhtojnë nervat. Në nisje të periodës së dytë ai do të merrte faull teknik për protesta të zgjatura. Në vijim, tensioni dhe nervozizmi mbizotëron në të dyja kampet, që ngarkohen edhe me shumë faulle. Flamurtari shpërthen në periodën e dytë të cilën e fiton thellë 27-12 duke shkuar në pushimin e madh me epërsinë 44-32. Por në pjesën e dytë loja e vlonjateve fiket, ndërsa Penza komandon në parket dhe kthen gjithçka në favor, teksa i fiton bindshëm dy periodat e mbetura respektivi­sht në shifrat 24-12 dhe 23-14 duke prerë biletën për në finale me triumfin në shifra të përgjithsh­me 79-70. Sot në orën 19:00 do të jetë radha e finales me Prishtinën dhe Penzën që do të luftojnë për trofeun e parë në historinë e Superkupës Mbarëkombë­tare.

 ?? ?? Moment nga ndeshja Partizani-prishtina
Moment nga ndeshja Partizani-prishtina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania