Panorama Sport (Albania)

Rrapaj: Partizani si Juventusi? Duam ta tregojmë në fushë

“Objektivi im është të fitoj titullin me fanellën e kuqe”

- VERONIK ISTREFAJ

Mesfushori i Parti zanit, Arinaldo Rrapaj, iu bashkua të kuqve këtë verë dhe që në ndeshjet e para ka treguar se ka kualitet dhe është një lojtar që premton shumë për të ardhmen. 19-vjeçari është një zbulim i vetë trajnerit Daja, i cili i besoi që në moshë shumë të re si titullar me Flamurtari­n. Tashmë, Rrapaj duket një lojtar i afirmuar dhe i ka bërë ballë konkurrenc­ës së madhe në mesfushë që ka te Partizani, duke luajtur shumë minuta dhe duke qenë edhe protagonis­t, siç tregoi kundër Vllaznisë që shënoi një supergol në minutat e fundit. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Rrapaj ka folur për transferim­in te Partizani, rolin e tij që ka në ekip, marrëdhëni­et me Ergys Kaçen, si dhe për ndeshjen e nesërme kundër Kukësit, ku u shpreh se Partizani futet në çdo ndeshje vetëm për të fituar dhe të njëjtën gjë do të tentojnë edhe kundër verilindor­ëve. Sa i takon deklaratës së Longos, i cili thotë se Partizani është si Juventusi, Rrapaj preferoi t’ia lërë fushës së lojës krahasimet.

Arinaldo, keni qenë një lojtar shumë i rëndësishë­m për Partizanin, edhe pse në një moshë të re. Si ndiheni?

Ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur që kam pasur mundësinë të ndihmoj ekipin deri tani. Shpresoj ta bëj këtë gjë në çdo ndeshje.

Duket se trajneri Daja ka

besim te ju, a ju motivon më shumë ky fakt për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje?

Unë mundohem që të jap maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje dhe besimin e profesor Dajës mundohem t’ia shpërblej gjithmonë kur futem në fushën e lojës.

Edhe pse ka shumë konkurrenc­ë në mesfushë, duket se keni një rol kyç për të luajtur. E prisnit këtë gjë kur u transferua­t te Partizani?

Konkurrenc­a është një gjë shumë e mirë në një ekip, sepse e ndihmon edhe në vazhdimësi grupin që të jetë një organikë sa më e fortë dhe cilësore, por deri në këtë moment jam shumë i lumtur.

Ndeshja e radhës është kundër Kukësit. Mendoni se Partizanit i ka ardhur momenti që të fitojë ndeshjen e parë në kampionat?

Ne futemi në çdo ndeshje sigurisht vetëm për të marrë pikët maksimale dhe mendoj që me Kukësin do të vijë edhe fitorja e parë, pasi jemi përgatitur shumë mirë për këtë duel.

Keni ndonjë objektiv personal për këtë sezon?

Objektivi personal është të fitoj kampionati­n me fanellën e Partizanit dhe të ecim sa më

shumë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Si ndiheni kur shpeshherë luani në krah të një mesfushori si Ergys Kaçe?

Me Kaçen i kam marrëdhëni­et shumë të mira dhe, pa diskutim, është kënaqësi e madhe të luaj me të, sepse është futbollist i Kombëtares dhe ka shumë cilësi. Normalisht, ndihem shumë mirë kur luaj në krah të tij në fushë.

A do të tentojë Partizani medoemos ta fitojë takimin kundër Kukësit?

Siç e thashë edhe më lart, ne futemi në çdo ndeshje për të marrë vetëm maksimumin. Edhe kundër Kukësit do të hyjmë në fushë vetëm për fitore dhe besoj se do t’ia dalim të marrim tri pikët në këtë takim.

Arinaldo, trajneri i Kukësit deklaroi se të luash kundër Partizanit është si të luash kundër Juventusit, duke ju konsiderua­r si ekipin për t’u mundur. Si e gjykoni këtë deklaratë të tij?

Kukësi ka bërë paraqitje të mira këtë sezon, por dihet se Partizani është një ekip shumë i madh dhe me shumë emër në Shqipëri. Nëse jemi ne ekipi për t’u mundur në futbollin shqiptar, këtë gjë duam ta tregojmë në fushën e lojës.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania