Panorama Sport (Albania)

Vukiçeviç: Fitojmë ndaj Egnatias, ja e vërteta e Malotës dhe Sherrit

- ILIR CARA

Fitoren e parë sezonale Laçi e arriti më 13 tetor, kur në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës mundi Butrintin 4-0. Në kampionat kurbinasit ende nuk e kanë shijuar trepikëshi­n e parë, por shpresohet që sot ta “thyejnë akullin” ndaj Egnatias në javën e pestë, takim i cili kthen të besuarit e trajnerit Dejan Vukiçeviç në shtëpi. Në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport” para ndeshjes së sotme me rrogozhina­sit, trajneri malazez ka pohuar se sigurisht që ndeshja me Butrintin duhej fituar dhe normalisht suksesi e përmirëson

moralin në ekip. Ai pohon se ndaj Egnatias pritet vetëm fitorja, por të rëndësishë­m Vukiçeviç quan faktin se tani Laçi kthehet të luajë në shtëpi. Trajneri tregon gjendjen aktuale të sulmuesit Van Dejv Harmon, i cili ende nuk ka debutuar, si dhe ka dhënë versionin

e tij për situatën e Renato Malotës dhe Alen Sherrit.

Si është situata te Laçi pas fitores së parë sezonale, ku mposhtët Butrintin në Kupë dhe u kualifikua­t?

Ne kemi fituar, por është normale që të fitosh këtë ndeshje. Sigurisht që fitoret ndihmojnë dhe krijojnë një atmosferë të mirë, por është një ndeshje që ne tashmë e kemi lënë pas.

Pas këtij suksesi të parë, a është momenti që Laçi të vazhdojë në korsinë e rezultatev­e pozitive?

Tani është shumë e rëndësishm­e për ne që të vazhdojmë me një lojë të mirë dhe të grumbulloj­më pikë.

Çfarë prisni nga ekipi në ndeshjen e radhës ndaj Egnatias?

Me Egnatian na duhet vetëm fitorja. Në sport nuk i jetoj këto situata sikur të kemi nevojë.

Thjesht është një ndeshje më shumë, pikët janë të rëndësishm­e dhe lojtarët e dinë këtë gjë në mënyrë perfektë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të fituar. Më në fund ne do të luajmë në shtëpi dhe kjo është shumë e rëndësishm­e.

Harmon a është gati për të startuar me ekipin?

Harmon ka pak shqetësime dhe nuk është gati për këtë ndeshje.

Mund të na sqaroni se çfarë ndodhi me Malotën dhe Sherrin?

Malota nuk u stërvit për disa ditë për shkak të disa problemeve, tani ai është mirë. Ai punon mirë dhe nga ndeshja tjetër do të luftojë për pozicionin e tij. Ndërsa mosaktiviz­imi i Sherrit në ndeshjen e fundit në kampionat ka qenë vendimi imi. Shikoj që Aleni është më i përqendrua­r në këtë moment.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania