Panorama Sport (Albania)

Disiplinë me llogari, Kukësi paguan për Taipin

Verilindor­ët kanë gati mesfushori­n, edhe Daja në... lojë

- VLADIMIR MEMA

Të lutesh që të të dënojë Disiplina, sepse vetëm kështu ia “hedh” dënimit në kampionat. Po, duket qesharake kur e dëgjon, por në Shqipëri kështu ndodh. Nuk e dimë nëse kjo është e llogaritur nga të dyja palët, por ama që të dyja fitojnë diçka. Le ta thjeshtojm­ë pak situatën dhe t’i bëjmë gjërat të qarta: Asion Daja i Teutës dhe Gjelbrim Taipi i Kukësit u ndëshkuan me kartonë të kuq në javën e katërt të kampionati­t. Rrjedhimis­ht, ata duhet që të mungonin në skuadrat e tyre për ndeshjet kundër Tiranës dhe Partizanit. Mirëpo, këtu hyn në lojë Disiplina, e cila nuk ua lë dënimet vetëm me të kuqin e thjeshtë, por ua shton atë edhe me nga një javë tjetër. Pra, pasi morën të kuq, të dy futbollist­ët kaluan në Komision Disipline dhe aty u dënuan secili me nga dy ndeshje.

SHPËTIMI NGA KUPA Në pamje të parë, dënimi i Disiplinës duket sikur e rëndon situatën për lojtarët. Nuk është tamam kështu... Dënimi i Disiplinës me dy ndeshje u jep shansin lojtarëve që ta shlyejnë një ndeshje në Kupë (siç ndodhi në mesjavë) dhe pjesën tjetër të mund ta paguajnë. Rregullorj­a e FSHF-SË lejon që:

1) të shlyesh dënimet disiplinor­e edhe në Kupë; 2) të paguash për gjysmën e dënimit. Prandaj Daja dhe Taipi do të jenë në fushë në kampionat, pavarësish­t se në javën e fundit morën të kuq në ndeshjet respektive.

FITOJNË TË GJITHË

Nëse Disiplina nuk ndërhynte dhe nuk ua “rëndonte” dënimin këtyre dy futbollist­ëve, atëherë ata nuk

do të mund të luanin në fundjavë, sepse kur merr të kuq, automatiki­sht mungon në ndeshjen pasardhëse dhe nuk ke as mundësi të paguash gjysmën e dënimit, sepse llogaritet vetëm një ndeshje. Këtu ndërhyn Disiplina që e shton dënimin dhe e bën dy ndeshje dhe në këtë mënyrë fitojnë të gjithë: lojtarët bëhen gati për kampionat, ndërsa FSHF nëpërmjet Disiplinës merr nga 1 milion lekë për lojtar, sepse kaq është tarifa që duhet të shlyejnë për ndeshje. Goxha kombinim për ta quajtur rastësi...

 ?? ?? Gjelbrim Taipi
Gjelbrim Taipi
 ?? ?? Asion Daja
Asion Daja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania