Panorama Sport (Albania)

Turbina humb gjyqin me braziliani­n, edhe merkatoja në rrezik

Paralajmër­im për të mos afruar lojtarë për tri sesione

- ILIR CARA

Turbina ka humbur gjyqin me braziliani­n Aleksandre Kardoso Garcia, me të cilin nënshkroi kontratë njëvjeçare në shtator 2020. Klubi është i detyruar t'i paguajë mbi 24 milionë lekë braziliani­t, i cili e ka fituar çështjen në FIFA. Në vendimin e dhënë më 15 korrik 2021 Turbina ka marrë edhe një paralajmër­im se çfarë ndodh nëse nuk paguan lojtarin. Sipas vendimit, i bie që Turbinës t'i bllokohet merkatoja për tri sesione me radhë, nëse nuk e shlyen mesfushori­n. Çështja mund të shkojë sërish në FIFA, nëse Turbina nuk e paguan 29-vjeçarin edhe pas tri sesioneve të merkatos së bllokuar. Historia e Garcias në Shqipëri është e komplikuar, pasi fillimisht firmosi për Turbinën, e cila më pas e huazoi te Bylisi, që do t'i paguante 300 mijë lekë rrogë mujore dhe pjesa tjetër do të plotësohej nga cërrikasit. Ballshiotë­t shumë shpejt e ndërprenë marrëveshj­en e huas, pasi braziliani­t i mbaronte leja e qëndrimit në vendin tonë dhe i binte të ishte ilegal. Garcia për pagat e pamarra nga Turbina ka hapur çështje në FIFA, e cila nuk ia ka plotësuar të gjitha kërkesat. Ja vendimi i dhënë për çështjen e braziliani­t Garcia me klubin cërrikas:

1. Padia e Aleksandre Kardoso Garcia është pranuar pjesërisht.

2. Pala përgjegjës­e, KF Turbina, duhet t'i paguajë paditësit shumën e mëposhtme: 370,000 lekë si tarifë e papaguar e nënshkrimi­t plus 5% interes që nga 18 shtatori 2020 deri në datën e

pagesës efektive; 58,333 lekë si shpërblim i papaguar plus 5% interes që nga 1 tetori 2020 deri në datën e pagesës efektive; 1,943,548 lekë si kompensim për shkeljen e kontratës plus 5% interes nga 12 prilli 2021 deri në datën e pagesës efektive. Nëse lojtari nuk paguhet brenda

45 ditëve nga njoftimi për këtë vendim, zbatohen pasojat e mëposhtme: Turbina do të ndalohet të regjistroj­ë lojtar të ri, kombëtar ose ndërkombët­ar, derisa të paguhet shuma e duhur. Kohëzgjatj­a maksimale, prej tri sesionesh të njëpasnjës­hme merkatoje.

 ?? ?? Braziliani Garcia me uniformën e Bylisit i huazuar nga Turbina
Braziliani Garcia me uniformën e Bylisit i huazuar nga Turbina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania