Panorama Sport (Albania)

Kukaj: Kujdes, mos u gënjeni nga klasifikim­i

-

Kavajasit marrin masat për fushën. Jo pak herë ish-trajneri Ndriçim Kashami është ankuar dhe për këtë motiv gjatë gjithë kësaj jave punonjësit e stadiumit “Besa” janë shpërngulu­r në fushën e Luzit. Ata janë munduar që të rikuperojn­ë vendet ku terreni paraqiste probleme dhe ishte më i rënduar e mund të thuhet që gjithçka është gati për javën e 5-të të Kategorisë së Parë. Verdhezinj­të do të luajnë me Lushnjën dhe llogaritë bëhen vetëm me fitoren. Verdhezinj­të duan kthesën dhe sidomos pas asaj “trullosjej­e” që pësuan në Burrel, ku morën 5 gola. Ndërprerja e kampionati i ka ardhur për shtat jo vetëm trajnerit të ri që të njohë më mirë grupin dhe implemento­jë idetë e tij, por edhe lojtarëve. Ata kaluan ngërçin psikologji­k pas transfertë­s matjane dhe ndalesa u ka dhënë jo pak freski. Armenis Kukaj e cilëson delikate përballjen me lushnjarët dhe paralajmër­on që të mos “gënjehen” nga klasifikim­i. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, qendërmbro­jtësi analizon edhe pushimin. “Gjykoj se kemi shfrytëzua­r më së miri këtë kohë që patëm në dispozicio­n për shumë gjëra. Patëm nevojë për një shkundje e ajo erdhi në kohën e duhur. Tani mund të them se jemi plotësisht të gatshëm për takimin e radhës, në të cilin na kërkohet vetëm fitorja. Lushnja mbetet, sipas meje, kundërshta­ri më i vështirë i viteve të fundit, pasi na ka marrë shumë pikë. Situata e tyre në tabelën e klasifikim­it nuk do të na ‘gënjejë’ pasi i njohim e vlerësojmë maksimalis­ht. Nuk na kërkohet të bëjmë heroizma, thjesht të bëjmë mirë atë që dimë të bëjmë. Loja jonë nuk ka çaluar asnjëherë, vetëm se kemi shpërdorua­r e pësuar gola në fund, pikërisht atëherë kur nuk duhej. Nëse korrigjojm­ë këto, pa dyshim se jemi të aftë të mundim këdo”. FERIZ FERIZAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania