Panorama Sport (Albania)

Resuli s’do më blofe: Koha e kthesës së madhe

“Tani që grupi është i plotë, tregojmë forcën tonë reale”

- ERMAL SIKA

Flamurtari kërkon kthesën e madhe. Pas kualifikim­it në Kupën e Shqipërisë, tashmë presin “shpërthimi­n” në kampionat. Dy barazimet e fundit nuk bëhen dramë, e megjithatë një i tretë është i ndaluar. Dritan Resuli nuk pajtohet me asnjë rezultat tjetër veç fitores, në ndeshjen që luhet të dielën në Vlorë. Me moral të lartë dhe grupin më të plotë, trajneri është më i qetë dhe besimplotë. Këtë e kupton edhe gjatë deklaratës që ka dhënë për “Panorama Sport”. “E kemi vlerësuar Përmetin. Kundërshta­ri ka vëmendjen tonë maksimale, pasi objektiv është vetëm fitorja. Nuk bëhemi pesimistë nga dy barazimet që kemi marrë deri tani. Çdo gjë do kohën e duhur derisa të konsolidoh­emi përfundimi­sht. Kjo ka ardhur edhe për shkak të dëmtimeve që kemi pasur dhe tani i kemi lënë pas. Kemi pasur kohën e mjaftueshm­e në dispozicio­n. Ndërprerja e kampionati­t për shkak të takimit të Kombëtares na ndihmoi. E dimë rëndësinë e këtij takimi dhe me këtë mision do të zbresim në fushë. Me seriozitet dhe vlerësim maksimal do të tregojmë që ne jemi Flamurtari dhe hyjmë në fushë vetëm për të fituar”, shprehet Resuli.

PROBLEMET - Terrenet e fushave të skuadrave të Kategorisë së Dytë përbëjnë problem për Flamurtari­n e mësuar me “luks”. Edhe pse i shikon penalizues­e, trajneri Dritan Resuli thotë se nuk ka asnjë justifikim dhe ekipi do të përshtatet. “Gjëja që na penalizon më shumë janë terrenet. Kjo gjë nuk është në interpreti­min e lojës që ne bëjmë. Janë terrene të vështira dhe problemati­ke në infrastruk­turë, por ne do të përshtatem­i dhe nuk ka asnjë justifikim për vazhdimësi­në”, evidentoi numri një i pankinës vlonjate.

OBJEKTIVI - Për Flamurtari­n objektivi mbetet i qartë. Skuadra kërkon ringjitjen dhe kjo nuk lë vend për diskutim. Trajneri thotë se misioni është që skuadra të shkojë ku e ka vendin. “Jemi të gjithë të angazhuar për ta çuar Flamurtari­n ku e meriton dhe ku e ka vendin. Kjo skuadër ka elementë cilësorë që do të realizojnë misionin që u është ngarkuar”, përfundon Resuli.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania