Panorama Sport (Albania)

Duka: E turpshme ajo që ndodhi, jemi të gjithë... fajtorë

“Është mëkat të njollosemi nga disa individë”

- KRISTI SEJATLLARI

Kreu i qeverisë së fu tbollit shqiptar, Ar mand Duka, ka folur në lidhje me incidentin me tifozët në ndeshjen ndaj Polonisë, teksa bëri me dije se së shpejti FSHF-JA do të organizojë një aktivitet tjetër me UEFA-N për sigurinë e stadiumeve, për një organizim më të mirë të ndeshjeve të futbollit dhe për të minimizuar sa më shumë incidentet me tifozët. Gjithashtu ai prezantuar programin e "Certifikim­it të Menaxhimit në Futboll" në bashkëpuni­m me Akademinë e UEFA-S dhe Universite­tin e Lozanës. Bëhet fjalë për një program të domosdoshë­m për këdo që punon në një organizatë futbollist­ike e që dëshiron të rrisë nivelin e menaxhimit dhe performanc­ës. Pjesë e seminarit kanë qenë edhe drejtues të klubeve të Superiores si Drejtori i Partizanit, Olsi Rama apo Matko Djarmati i Vllaznisë.

INCIDENTI ME TIFOZËT

Ndërsa, sa i përket incidentit në ndeshjen me Poloninë, Duka u shpreh:

"Pas pak ditëve ne do të kemi një tjetër aktivitet për sigurinë e stadiumeve. Një aktivitet i planifikua­r më parë, por që në fakt me ngjarjet e fundit në stadium bëhet edhe më emergjent, për mënyrën se si ne duhet të organizohe­mi më mirë, se si të gjithë faktorët dhe aktorët duhet të bëjnë më mirë organizimi­n e një ndeshje. Ekspertë të fushës nga UEFA do të jenë në Tiranë bashkë me ekspertët tanë në ndeshjet e kampionati­t shqiptar dhe sidomos në ndeshjet derbi ku do të ketë më shumë prani tifozësh për të minimizuar apo eliminuar ngjarje si ajo e mbrëmshmja. Ngjarje me të

vërtetë e turpshme, që nuk na nderon, njollos futbollin, por që të gjithë ne duhet të ndjejmë përgjegjës­i, të nxjerrim mësime dhe të përmirësoh­emi për të ardhmen dhe jo të drejtojmë gishtin nga njëritjetr­i, pasi të gjithë ne jemi fajtorë, që nga ne si organizato­rë, ata që duhet të na ndihmojnë apo tifozët në shkallët e stadiumit. Është vërtetë mëkat kur 22.000 tifozë në stadium krijuan një atmosferë shumë të mirë, por nga disa individë të njollosemi apo të penalizohe­mi".

"Edicioni i programit të 'Certifikim­it të Menaxhimit në Futboll' është shumë i rëndësishë­m dhe unë për këtë do të doja të falënderoj­a Akademinë e UEFA-S, që ia besoi FSHF-SË organizimi­n e këtij edicioni për herë të parë në Shqipëri. Ky trajnim vlen shumë për përmirësim­in tuaj, për rritjen tuaj profesiona­le, por është shumë e rëndësishm­e edhe për vetë Federatën, sepse është një eksperienc­ë që rrit aftësitë organizati­ve të organizatë­s së FSHF-SË që së fundmi ka zhvilluar disa aktivitete të përmasave internacio­nale. Programi synon të zhvillojë njohuritë teorike dhe praktike të një menaxheri, të rrisë performanc­ën e një drejtuesi të lartë dhe ta afrojë atë me praktikat më të mira të futbollit europian. Pjesëmarrë­sit marrin leksione nga pedagogë nga universite­te të rëndësishm­e evropiane, si edhe menaxherë të mëdhenj të botës së futbollit e drejtues të UEFA-S", tha Presidenti Duka.

PËRMIRËSIM­I I KLUBEVE Gjithashtu, Presidenti i FSHF-SË theksoi se kursi i "Certifikim­it të Menaxhimit në Futboll" është mjaft i vlefshëm për pjesëmarrë­sit në drejtim të përmirësim­it të aftësive profesiona­le dhe për të përmirësua­r menaxhimin e klubeve të futbollit apo të organizata­ve respektive.

"Për t'u kthyer tek aktiviteti, këtë kurs ju ftoj mos ta shihni thjesht si një shans për të marrë një certifikat­ë, sepse nuk besoj se ka vlerë, por si një mundësi për t'u përmirësua­r në aftësitë tuaja profesiona­le në planin personal dhe për të përmirësua­r menaxhimin e klubeve të futbollit apo të organizata­ve respektive nga të cilat ju vini, jo vetëm nga klubet, Federata apo edhe nga institucio­ne të tjera. Ta shfrytëzon­i këtë për të ndihmuar veten dhe klubet. Ne e dimë shumë mirë që futbolli është një lojë që shfaqet me 11 veta në fushë, por pa një menaxhim të mirë, pa klube të strukturua­ra me menaxherë të të gjitha niveleve është e pamundur që të zhvillohet dhe të bëjë hapa përpara", tha ndër të tjera Presidenti Duka.

 ?? ?? Çast nga seminari nga i organizuar nga UEFA dhe FSHF për menaxhimin e klubeve
Çast nga seminari nga i organizuar nga UEFA dhe FSHF për menaxhimin e klubeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania