Panorama Sport (Albania)

Inzagi: Borxhli Tares, por dua ta mund Lacion

“Me Lautaron e Korrean do të flas, pastaj do të vendos”

- Përgatiti: NISLI GJINI

Simone Inzagi do të rikthehet në Romë, këtë herë si trajner i Interit dhe pikërisht në konferencë­n për shtyp ditën e djeshme, italiani ka folur për ndjesitë e tij në përballjen me Lacion duke dribluar pyetjet mbi titullarët për të mbajtur kartat të pazbuluara.

Pas pauzës së kombëtarev­e po vjen një cikël i vështirë. Si e prisni?

E dimë çfarë kalendari na pret dhe do të bëjmë ç’është e mundur për të qenë gati. Do të ketë ndeshje që do të jenë njëra më e rëndësishm­e se tjetra. Me Lacion do të jetë e vështirë, por po ashtu dhe me Sherifin e Juven. Janë të gjitha të vështira.

Kur do të kthehen amerikanoj­ugorët dhe si mendoni t’i përdorni?

Sançezi dhe Vidali nuk do të vijnë me ne në Romë. Do të qëndrojnë në Milano dhe do të përgatiten për të martën. Po ashtu, edhe Sensi që shpresojmë të jetë gati për Sherifin. Do të më duhet të flas me Korrean, Lautaron dhe Vesinon për të parë si janë. Nuk e di nëse do të jetë Lautaro, e sigurt është që do të luajë Xheko dhe do t’i vlerësoj të tjerët. Pastaj kam opsione si Satriano, Çalhanoglu e Perisiç.

Si janë Çalhanoglu e Dumfris?

Nga Çalha e kam thënë shpesh që jam shumë i kënaqur sepse nuk tërhiqet kurrë pas. Ka bërë çdo gjë për të qenë gati për Lacion pas shqetësime­ve në kombëtare. Nuk e di nëse do të jetë titullar apo jo. Kurse Dumfris po e mëson shpejt gjuhën, mendova se do të kishte më shumë nevojë për përshtatje. Ndërkohë dëgjon dhe stërvitet në maksimum. Jam i sigurt se do të përmirësoh­et akoma.

Si ka ndryshuar Lacio me Sarrin dhe çfarë mendoni se ka ngelur nga viti i shkuar?

Lacio ka bërë ndeshje të shkëlqyera, sepse është një skuadër e ndërtuar shumë mirë dhe me shumë cilësi. Sarri është shumë i aftë për të organizuar skuadrën dhe duke qenë se kanë humbur ndeshjen e fundit e dimë se të gjithë lojtarët do të luajnë me shumë grintë ndaj nesh.

Çfarë duhet për të përballuar Lacion dhe si po e prisni përballjen me tifozët e Lotiton?

Nesër (sot) duhet të jemi shumë të zotët teknikisht. E dimë që Lacio do të ushtrojë shumë presing dhe ne duhet të bëjmë mirë si fazën e zotërimit të topit, si kur jemi pa të. Do t’ia dalim e di, por për mua normalisht që nuk është një ndeshje e zakonshme, sepse është një rikthim në shtëpinë që ka qenë e imja për 22 vjet. Do të jetë një emocion shumë i fortë të shikoj djemtë dhe gjithë personat që punojnë aty, po ashtu edhe tifozët. Janë të gjithë shumë specialë për mua. E di që do të ketë duartrokit­je dhe fishkëllim­a, por i pranoj të gjitha sepse kam dhënë gjithçka për ato ngjyra. Për marrëdhëni­en time dhe të Lotitos keni lexuar çdo lloj gjëje por si Lotito, si Tare kanë qenë shumë të rëndësishë­m për karrierën time si trajner. Do u jem mirënjohës gjithmonë, edhe sepse falë tyre kam pasur mundësinë të trajnoj.

Po afeksionoh­eni me Interin?

Jam ambientuar menjëherë. Ndoshta edhe nga fakti qe tifozëria është e binjakëzua­r me atë të Lacios, por më kanë pritur si nuk e kisha imagjinuar kurrë. Kanë qenë fantastikë që nga fillimi dhe na japin shumë mbështetje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania