Panorama Sport (Albania)

Nga Kesi te Mbape e Pogba, Perez planifikon “Galaktikët 2”

Zbulohet plani monstruoz i presidenti­t të Realit

-

Reali i Madridit ka bërë shpenzime me pikatore merkaton e verës që lamë pas. Vetëm 31 milionë euro të shpenzuara për Kamavingën ishin paratë e vetme që Perez nxori nga arkat e klubit, por vera e ardhshme pritet të jetë shumë e nxehtë në merkaton e Realit. Presidenti Perez ka ditur të menaxhojë në mënyrën më të mirë pandeminë. Ai ka në gjendje miliona të panumërt për të shpenzuar dhe nuk ka ndërmend të kursehet. Ëndrra e tij është të krijojë “Galacticos 2”. Objektivi numër një në mendjen e tij mbetet Kilië Mbape. Francezi i PSGSË është kthyer në një fiksim për numrin një të Realit, por ai nuk do të jetë i vetmi lojtar që pritet t’i bashkohet “Los Blancos”. Gazeta spanjolle “AS” ka përpiluar listën e lojtarëve “VIP” që mund të veshin fanellën emblematik­e duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

MBAPE – Është objektivi i madh dhe prioriteti numër një pa diskutim. Parisi refuzoi 200 milionë euro verën e kaluar, por tashmë Perez e ka ndarë mendjen dhe nuk do të pranojë asnjë refuzim të dytë. HALAND – Nëse Mbape për një arsye apo një tjetër nuk vjen në Madrid, Reali ka gati goditjen e dytë – në mos të dy bashkë. Bëhet fjalë për Erlig Halandin, talentin e Dortmundit. Mino Raiola dhe babai i sulmuesit norvegjez kanë bërë një tur të parë takimesh, përfshi dhe Realin. Nga takimi me Perezin ata kanë mbetur të kënaqur. Konkurrenc­a për norvegjezi­n vjen nga milionerët e Mançester Sitit dhe ata të PSG-SË.

LEVANDOVSK­I – Veterani polak nuk resht së shënuari dhe vazhdon të mbetet në ditarin e Florentino Perezit. Kontrata e tij me Bajernin skadon në vitin 2023, por mund të largohet dhe më parë. Gjithnjë e më shpesh ai ka nisur të “ngrejë krye” dhe me Realin në horizont gjithçka është e mundur. POGBA – E treta e vërteta për francezin? Reali e ka kërkuar dhe në vitet 2016 e 2019, por pa sukses. Ndoshta tashmë ka ardhur momenti i duhur, në pjekurinë maksimale të Pogbasë si lojtar. Me një koloni franceze te Reali, edhe Pogba do ta kishte më të lehtë.

KESI – Mesfushori është në mbyllje të kontratës me Milanin dhe Reali është gati t’i bëjë një vend. Por madrilenët duhet të përballen me konkurrenc­ën e fortë të Barcelonës. Pa harruar edhe një të tretë të pakëndshëm si PSG.

TË TJERË – Në listën e shpenzimev­e të mundshme të Realit ka edhe emra të tjerë, duke llogaritur këtu Antonio Rydiger në mbrojtje dhe Rahim Sterling në sulm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania