Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA­T Supersfida e së dielës vendoset nga sulmi

-

Ndeshje titanësh në javën e tetë të kampionati­t gjerman. Leverkusen-bajern është pa dyshim një nga sfidat që ia vlen për ta ndjekur. Më poshtë janë statistika­t dhe faktet që duhet të dini për Supersfidë­n e së dielës.

1.BAJERNI I SUPERSFIDA­VE

Është hera e parë që në këtë sezon do të ndeshet skuadra e vendit të parë dhe të dytë. Në tetë ndeshjet e fundit, kampionët në fuqi kanë pësuar vetëm një humbje.

2.SULMET MË TË MIRA

Leverkusen ka shënuar 20 gola në këtë sezon, kampionët në fuqi në krahun tjetër kanë shënuar 4 rrjeta më shumë (24). Do të jetë dueli i sulmit më të mirë ndaj atij të dytë më të mirë. Në 37 ndeshjet e fundit në transfertë skuadra bavareze ka shënuar gjithmonë të paktën një gol.

3.BAJERNI FAVORIT

Skuadra më e titulluar në Gjermani ka fituar më shumë ndeshje ndaj "Aspirinave" në përballjet direkte. Në 84 sfida të luajtura në Bundesligë, bavarezët kanë fituar 50, barazuar 16 dhe humbur 18.

4.LEVA NDJEK NALDON

Robert Levandovsk­i mund të luajë në Bundesligë ndeshjen e 358-të duke kaluar Naldon si lojtari i dytë i huaj me më shumë ndeshje në kampionati­n gjerman. Vendi i parë mbahet nga Klaudio Picaro me 490 ndeshje.

5.NDESHJA E “FAIR PLAY”-IT

Skuadra e Julian Nagelsmani­t ka shkaktuar që nga starti i sezonit numrin më të paktë të faulleve (59). Leverkusen e ndjek në vendin e dytë me (64). Bajerni është edhe skuadra që ka marrë më pak kartonë të verdhë (5). Leverkusen në krahun tjetër është ndëshkuar më shumë në këtë sezon së bashku me Volfsburgu­n (18).

6.EFEKTI “ASPIRINA”

Me 16 pikë në shtatë javët e para në Bundesligë, skuadra e Leverkusen­it regjistron pas tetë vitesh startin më pozitiv në kampionat. 20 golat e shënuar në 7 javët e para janë që tani një rekord i ri në historinë e klubit gjerman.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania