Panorama Sport (Albania)

Bajerni, “tre muskëtierë” për të mundur Leverkusen­in

-

ava e tetë do të rezervojë për të gjithë ndjekësit e Bundesligë­s një ndeshje të veçantë, Leverkusen-bajern. Vendi i parë kundër atij të dytë. Një duel që nuk duhet kurrsesi të humbet nga askush.

Bajerni, si skuadra kampione në fuqi, përveçse do të vijë në këtë sfidë si kryesues, ka edhe shumë arsye të tjera pse duhet të fitojë ndaj "Aspirinave". "Bundesliga.de" tregon se pse skuadra e Nagelsmani­t është favorite në supersfidë­n e së dielës.

MANUEL NOJER

- Portieri i kombëtares gjermane vazhdon të jetë numri një në botë. Në javën e tretë të Bundesligë­s, Nojer hyri në librat e historisë pasi në 441 ndeshje në kampionati­n gjerman, mbajti portën të paprekur për të 205-ën herë. Ky rekord mbahej nga ish-portieri i Bajernit, Oliver Kahn. Statistika­t në sezonin e ri flasin për portierin bavarez i cili ka pritur 72% të goditjeve në portën e tij. Edhe ndaj Leverkusen­it ai pritet të jetë një nga armët më të forta të kampionëve në fuqi.

- Nisi aventurën e tij te Bajerni si një lojtar premtues dhe tani është kthyer në një lider të vërtetë. Gabon pak dhe ruan gjithmonë një rendiment. Bie pak në sy, por për skuadrën është i pazëvendës­ueshëm. Sezoni i ri nuk mund të niste më mirë për mesfushori­n gjerman i cili ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tri asiste. Vetëm Robert Levandovsk­i është i përfshirë më shumë me golat e tij në skuadrën bavareze. Me ardhjen e Nagelsmani­t, Kimish është duke qëndruar më pranë zonës, trajneri ia di aftësitë për të shënuar dhe për të dhënë pasin e fundit. Të dielën kundërshta­ri duhet të mos mendojë vetëm për mbulimin e Levandovsk­it, por edhe atë të Kimishit.

- Kur flet për sukses, nuk mund të mos na shkojë mendja te sulmuesi i Bajernit, Robert Levandovsk­i. Polaku është pa dyshim lojtari më i rëndësishë­m për kampionët. Golat e shumtë kanë sjellë trofe të shumtë si për klubin ashtu dhe për lojtarin që tani me të drejtë është një nga favoritët për të fituar "Topin e Artë". Me shtatë gola në shtatë javë, Leva kryeson tabelën e golashënue­sve së bashku me Erling Halandin.

JOSHUA KIMISH ROBERT LEVANDOVSK­I

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania