Panorama Sport (Albania)

Magani kërkon përqendrim, Egnatia do pikë në Laç

- ALDO BUZI

Rrogozhina­sit arkivuan kualifikim­in në Kupë ndaj Turbinës dhe rikthyen menjëherë vëmendjen te sfida e sotme e kampionati­t. Gjatë gjithë periudhës përgatitor­e pas ndërprerje­s së kampionati­t, trajneri Magani dhe stafi kanë bërë gjithçka që skuadra të ruante formën e mirë. Kalendari u rezervon një transfertë të vështirë ndaj Laçit, ku të dyja ekipet duan të marrin maksimumin. Përpara ndërprerje­s së kampionati­t Egnatia mori një fitore me vlera ndaj Kastriotit. Në ndeshjen e sotme me Laçin mungesë e konfirmuar për rrogozhina­sit është ajo e Bruno Telushit, për shkak të kartonit të kuq që mori me krutanët. Në dyshim janë mbrojtësi Teqja dhe Artuar Magani, që janë në fazë riaftësimi pas dëmtimeve. Shqetësim ka pasur edhe mesfushori Agbekpornu, i cili do të qëndrojë pushim pasi ka pësuar dëmtim në këmbë. Por, ka edhe një rikthim të rëndësishë­m, braziliani Xhekson është rikuperuar plotësisht. Te rrogozhina­sit besojnë shumë që dyshja Imeri-pedro të udhëheqë me sukses sulmin, pse jo, të shënojnë nëse u jepet rasti. Që të dy lojtarët kanë qenë aktivë në javët e kaluara, si me asiste, por edhe me gola që i kanë dhënë pikë ekipit. Në seancën e fundit që u zhvillua dje në stadium u pa një përqendrim maksimal nga lojtarët. Trajneri Gugash Magani dha udhëzimet e fundit, ku gjatë seancës kërkonte saktësi në veprime. Seanca e fundit ishte gjithëpërf­shirëse, ku u vendosën në zbatim të gjitha detajet, që nga organizimi i lojës, pasimet në zonë deri te goditjet në kuadrat. Ekipi i ka shmangur deklaratat për përballjen me Laçin, pasi duan të jenë të qetë dhe në fushë të bëjnë më të mirën. E vetmja përballje zyrtare mes dy klubeve është ajo e Kupës, një sezon më parë. Egnatia pas përfundimi­t të përgatitje­ve u grumbullua dhe disa orë përpara do të marrë rrugëtimin drejt stadiumit të Laçit. Aktualisht, rrogozhina­sit si debutues në elitë kanë siguruar pesë pikë me kundërshta­rë të ndryshëm dhe regjistroj­në vetëm një humbje. Optimizmi mbetet i lartë, gjithsesi nga Laçi synojnë që të mos dalin pa pikë, që do t’i vlenin shumë vazhdimësi­së në kampionat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania