Panorama Sport (Albania)

NË CËRRIK Besa likuidon Lushnjën, vendosin dy eurogola

Verdhejesh­ilëve nuk u mjafton loja, finalizimi ende problem

- FERIZ FERIZAJ

Besa rigjen fitoren. Pasi u trondit në Burrel, në Luz nuk mund të kursente asnjë pikë. Dhe ashtu ngjau, pasi mundi 2-0 Lushnjën. Mikel Canka në fund të pjesës së parë dhe Erald Hyseni në nisje të së dytës, mjaftuan. Debutim më të mirë nuk mund të kishte për Dorian Bubeqin. Nxënësi ia doli përballë profesorit, duke u shtuar edhe më shumë siklet Ilir Gjylës dhe verdhejesh­ilëve. Miqtë kishin mundësitë e veta, por kanë hasur pengesën e portierit Ilir Dobjani.

PJESA E PARË

Besa e nis lojën vrullshëm. Nga minuta e 9-të deri në të 12-ën, ka pasur 4 raste ideale me Zekollin, N.hoxhajn, Kukajn e Meçjen. Miqtë nuk kanë zgjedhur të qëndrojnë në prapavijën e tyre me shumë forca, por në të 20-ën shfaqen rrezikshëm me Hugon. Braziliani, edhe pse në pozicion të volitshëm, gjuan dobët. Besa e shton presionin, por në të 32-ën Meçja gjen vetëm shtyllën e poshtme pingule. Përgjigjet Hima me një goditje dënimi pas 5 minutash, por portieri grushton bukur. Në të 45-ën Canka shënon, por kapet në pozicion të parregullt. E megjithatë, pak sekonda më vonë lushnjari shfrytëzon pasimin e saktë të E.hoxhës dhe me një gjysmëkthe­së spektakola­re nga 7-8 metra përballë portës, godet dhe zhbllokon shifrat në 1-0. Besa e mbyll pjesën e parë me fitore

dhe këshillat e Bubeqit në dhomat e zhveshjes bënë që të mos zbehet për asnjë çast manovra sulmuese.

PJESA E DYTË

Fitohen shpejt dy goditje këndi, që sjellin pështjelli­m te miqtë. Sapo hyn e 49-ta, vjen goli i sigurisë. Harkimi nga e

djathta e Zekollit dhe një goditje fluturimth­i e Hysenit përfundon në trekëndësh­in e Spahos. Një tjetër eurogol i kavajasve që sjell besim e siguri për një fitore të pastër. Rastet e tjera të shpërdorua­ra me naivitet nga Meçja, Zeqiri e Kukaj mund të sillnin një

fitore më të thellë në shifra. Lushnja përpiqet me Lajthinë e Monen, por Dobjani ndal çdo top drejt kuadratit të tij. Me trepikëshi­n në “xhep”, 15 minutat e fundit kavajasit i shfrytëzua­n për t’u dhënë hapësirë të rinjve Zeqiri, Ligeja e Rexha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania