Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BAJERNIT

-

NOJER 6.5 – Në pjesën e dytë bëri një pritje spektakola­re ndaj Demirbait, i pafaj në golin e Shikut.

ZYLE 6.5 – Mbrojtësi gjerman ishte në lartësinë e duhur duke mos vuajtur aspak ndaj Leverkusen­it.

UPAMEKANO 6.5 – Qendërmbro­jtësi bëri një ndeshje perfekte. Nuk lejoi kundërshta­rin të fitonte terren në asnjë moment duke treguar një forcë të madhe dhe një rendiment perfekt.

HERNANDEZ 6 – Nuk e humbi përqendrim­in edhe pse çështja e gjykatës e ka shqetësuar jo pak. Një sinjal pozitiv nga kampioni i botës. DEJVIS 6.5 – Luan me më pak vrull se herët e fundit, por gjithmonë bëhet i rrezikshëm për kundërshta­rin. Kontribuoi edhe me një asist. KIMISH 7.5 – Mesfushori ishte vendimtar në goditjet e dënimit. Goli i parë dhe i tretë erdhën nga këmbët e tij. I qetë në menaxhimin e situatave. GORECKA 7 – Mesfushori i dytë luan po aq mirë sa i pari. Teknikë dhe muskuj, Gorecka ka çfarë t’i tregojë kundërshta­rëve. Është kthyer në një lojtar të pazëvendës­ueshëm.

GNABRI 8 – Shënon dy gola dhe mbyll gjithçka në 37 minuta. Një ditë perfekte për anësorin e djathtë. Zbavitet kur ka topin në këmbë dhe kjo i shërben edhe skuadrës.

MYLER 7 – Mesfushori sulmues i Nagelsmani­t është gjithmonë aty kur duhet. Edhe ai nuk mungoi në festivalin e golave për skuadrën e tij. KOMAN NGA 65’ 6.5 – Francezi u duk i freskët, i shkoi afër golit vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në fushën e lojës.

SANE 6.5 – Vetëm ai nuk shënoi edhe pse do të kishte qenë më se e merituar për të. Iu afrua golit në disa momente, por vetëm kaq.

LEVANDOVSK­I 7.5 – Ai është një makineri golash i cili konfirmohe­t edhe një herë tjetër. Goli i parë ishte një vepër arti, i dyti erdhi nga instinkti. NAGELSMAN 7 – Trajneri motivon në maksimum lojtarët e tij të cilët janë një uragan i vërtetë kur janë në formën më të mirë. Skuadra luan bukur, është e fortë dhe e pamëshirsh­me. Tani mund të fokusohet i qetë te Champions-i.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania