Panorama Sport (Albania)

Bëri 400 ndeshje, Myler: Fitojmë gjithçka në 2022-shin

-

Tomas Myler është lojtari më i vjetër aktiv në Bundesligë. Mesfushori i skuadrës së Bajernit regjistroi ndeshjen e 400të në Bundesligë në ndeshjen ndaj Volfsbugru­t, madje këtë e bëri në mënyrën më të mirë, me një gol. 32-vjeçari tha për faqen zyrtare të klubit se ndihej krenar që kishte arritur një shifër të tillë me skuadrën e Bajernit. "Më i rëndësishë­m për mua është fakti që fituam dhe mbyllëm fazën e parë në krye. Kjo ishte ajo që donim dhe këtë e arritëm. Më vjen mirë. Tani do të çlodhemi dhe do të fokusohemi te familja dhe shoqëria. Ishte një vit i lodhshëm dhe me shumë probleme për sa i përket jetës së përditshme edhe pse më duhet ta pranoj që jemi duke u përshtatur me këtë stil jete. Më vjen keq që tifozët u detyruan të mos vijnë sërish në stadium. Me ta ishte një atmosferë tjetër, një adrenalinë e pastër. Jam i bindur që në janar gjithçka do t'i rikthehet normalitet­it", tha mesfushori gjerman i cili më pas foli për objektivat që ka me klubin bavarez dhe me kombëtaren gjermane. "Duam titullin e 10-të radhazi dhe të 31in në historinë e klubit. Bajerni nuk ngopet kurrë duke fituar dhe këtë besoj që e dinë të gjithë. Më pas do të tentojmë të shkojmë sa më larg në Champions. Kundërshta­ri i radhës është i kalueshëm edhe pse nuk duhet nënvlerësu­ar. Më pas vjen Botërori, por deri në dimrin e ardhshëm ka kohë për të menduar. Kurrë nuk është vonë për t'u përgatitur mendërisht për një Botëror. Gjermania po bën mirë dhe kjo falë Hansi Flikut i cili ka sjellë një mentalitet ndryshe dhe të ri duke na motivuar për të dhënë gjithçka për fanellën e kombëtares. Mendoj që do të jemi gati kur të vijë koha", pohoi Tomas Myler.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania