Panorama Sport (Albania)

Xhixha: Dua derbin e dytë rresht

“Humba një mundësi për gol, Seferit i uroj të dalë golashënue­s në fund të sezonit”

- OLSI AVDIAJ

Redon Xhixha kthe het më i fortë se para pesë ndeshjesh. Sulmuesi i bardhebluv­e ka lënë pas dëmtimin në derbin me Dinamon gjatë nëntorit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi flet për sfidën me Teutën, gjendjen e tij pas riaftësimi­t dhe derbin me Partizanin. I uron me zemër Seferit që të shpallet kampion, ndërsa analizon edhe ritmin e bardhebluv­e. Djaloshi nuk rri pa folur edhe për kolegun e skuadrës dhe të repartit, Taulant Seferin, për të cilin uron që të shpallet golashënue­s i kampionati­t.

Redon, pas pesë ndeshjesh u rikthyet si titullar, duke shfaqur një formë të mirë sportive?

Të them të vërtetën, ishte një dëmtim që zgjati pak si shumë. Gati një muaj dhe humba pesë ndeshje. E kam lënë pas atë dëmtim dhe luajta nga minuta e parë në sfidën me Teutën. Luajtëm mirë si grup dhe morëm fitoren që ishte objektivi kryesor. Shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm që jemi.

Që në ndeshjen e rikthimit bëtë gjithçka. Mungoi vetëm goli, sepse dhatë asist dhe patët disa raste për të shënuar...

Goli është çështje fati. Ai vjen në disa momente dhe ja që nuk ishte me mua. Ekipi bëri shumë mirë. Për më tepër që e pata një mundësi që më dha Seferi dhe nuk e shfrytëzov­a. Më pas ia ktheva borxhin. Ai shënoi. Shpresoj shumë që ai të dalë golashënue­s i kampionati­t. Ia uroj me gjithë zemër. I them gjithmonë: “Do të dalësh golashënue­s”. Goli, e përsëris, është çështje fati.

Xhixha në fushën e lojës dhe Tirana ka luajtur me një ritëm tjetër në sulm...

Nuk besoj se u rikthye Xhixha dhe u rikthye ekipi. Them kështu, sepse skema 43-3 kur luan nga krahët ka të bëjë shumë në këtë pjesë. Skema nuk ka të bëjë me Xhixhën, por me gjithë ekipin.

Tani derbi me Partizanin. Një ndeshje për t’u fituar për renditjen dhe për tifozët?

Forca Tirana! Normal që derbi duhet fituar. Qëllimi ynë është për ta mbyllur vitin sa më mirë.

Ai që shënon në derbi është idhulli i tifozërisë. Ju, Seferi, nuk e keni provuar këtë ndeshje?

Për mua nuk ka rëndësi kush shënon. Mjafton ta shënojmë golin. Rëndësi ka që të shënojmë, fitojmë dhe të mbyllim vitin me fitore si dhe të marrim derbin e dytë rresht. Do të ishte një dhuratë për pushimet e fundvitit, duke festuar si më mirë.

Askush nuk mund të fshihet më. Tirana është skuadra që luan për titullin kampion. Jeni ekipi për t’u mundur...

Që jemi për titull, kjo nuk ka diskutim. Jemi të parët që pas javës së katërt të kampionati­t. Janë më shumë se tetë javë në krye. Gjithkush ka dëshirë ta ndalë ekipin kryesues. Është normale kjo gjë. Ne do të vazhdojmë me këtë ritëm. Shpresoj që në fund të jemi ne ata që do të gëzojmë për titullin kampion.

 ?? FOTO: F.HAZISLLARI ?? Festa e lojtarëve bardhelu në ndeshjen ndaj Teutës
FOTO: F.HAZISLLARI Festa e lojtarëve bardhelu në ndeshjen ndaj Teutës
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania