Panorama Sport (Albania)

13 fitore radhazi në derbi, Partizani makth për Tiranën

-

Liga Unike e basketboll­it të femrave ka hapur dje sfidat e javës së pestë. Partizanit i është dashur të ketë përballë “prenë” e preferuar të këtyre viteve të fundit, për të marrë suksesin e parë në eventin mbarëkombë­tar. Të kuqet e Ledina Koçit i shkatërrua­n vajzat bardheblu me rezultatin e thellë 91-66 (21-11, 18-18, 22-25, 3012). Një ndeshje e dominuar nga Partizani në çdo aspekt, që në takim kishte në dispozicio­n edhe kapitenen Ornela Lalaj, e rikthyer pas dëmtimit. Vendimtare për fatet e takimit ishin perioda e parë dhe e fundit, të cilat Partizani i fitoi respektivi­sht me 10 dhe 18 pikë diferencë. Duke kaluar te paraqitjet individual­e, pa diskutim lojtarja më e mirë e ndeshjes ishte Aida Palko, e cila bëri një paraqitje të jashtëzako­nshme duke regjistrua­r 40 pikë, 22 kërcime dhe 7 asistime. Te Tirana më rezultativ­ja ishte Enisa Qosja me 28 pikë. Për t’u theksuar është fakti që kemi të bëjmë me fitoren e 13 radhazi në derbi për Partizanin, duke përfshirë këtu takimet në Kampionat, Kupë, Kupën e FSHB-SË dhe tashmë në Ligën Unike. Megjithatë, përtej dominimit absolut të Partizanit, paradoksi është se në Kombëtare pjesa dërrmuese e lojtareve grumbulloh­en nga ekipi i Tiranës, që vazhdon të koleksiono­jë disfata të njëpasnjës­hme në derbi.

A.DUSHKU

(21-11, 18-18, 22-25, 30-12)

PARTIZANI: Baraj (21), Lalaj (11), Fekollari (13), Palko (40), Hasani (4)/ Avdiaj, Jahollari, Spahiu. Trajnere: Ledina Koçi.

TIRANA: Toska, Lugaj (10), Kolombi (8), Verri (17), Qosja (28)/ Mala (3).

Trajnere: Mirza Alibegaj.

GJYQTARË: F. Malevi, O. Kasmi, A. Balliu (Tiranë)

KOMISIONER: Artan Terihati (Tiranë)

E HËNË, 20 DHJETOR

PARTIZANI – TIRANA

E MARTË, 21 DHJETOR

FLAMURTARI–PRISHTINA

E MËRKURË, 22 DHJETOR

PENZA – BASHKIMI SKUADRA JAVA E PESTË

1.PENZA 2.PRISHTINA 3.FLAMURTARI 4.BASHKIMI 5.PARTIZANI 6.TIRANA

F H

4 3 3 2 1 0 0 1 1 2 4 5

PIKË

8 7 7 6 6 5

91-66 17:00 17:00 +/

+73 +76 +39 +46 -113 -121

 ?? ?? Foto: F. Hazisllari
Foto: F. Hazisllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania