Panorama Sport (Albania)

Tre gola për tri pikë, Tomori fik Pogradecin

Liqenorët harrojnë të fitojnë, rrezikohet mbijetesa

- REDI DANDALLAKU

Pogradeci-tomori nuk kishte si të nis te ndryshe. Spartak Elmazi ka luajtur me të dyja skuadrat, ndaj ndeshja nisi me një minutë heshtje. Skuadrat mbanin veshur një bluzë me foto të ish-futbollist­it, që u nda nga jeta 3 ditë më parë. Tre gola u mjaftuan beratasve për pikët, ndërsa “vulën” e vendosën Oshafi, Barjamaj dhe ish-i Manellari në shtesë. Liqenorët kanë harruar të fitojnë dhe tashmë e shohin veten në zonën e rrezikut.

NDESHJA - Takimi ka filluar me vendësit më kërkues. As 5 minuta dhe ndërtojnë një aksion të rrezikshëm, që finalizohe­t me një gjuajtje me kokë nga Topllari. E megjithatë, Baçi i qetë kontrollon topin në kraharor. Përgjigjen beratasit në të 9-ën me Oshafin, por sfera shkon pak mbi tra. I afrohen golit vendësit me Purën, që vetëm pak metra përballë portierit gjuan, por topi devijohet nga mbrojtja. Menjëherë pas këtij aksioni, Oshafi merr një pasim të bukur nga Barjamaj dhe kur del i vetëm përballë Alliut, lehtësisht e dërgon në rrjetë për 0-1. Kundërsulm­et e beratasve nuk ndalen pas avantazhit, por kaq për këtë pjesë. Sapo fillon e dyta, miqtë fitojnë një goditje këndi dhe Shaqe për pak sa nuk shënon. Reagon Pura për Pogradecin, por ajo predhë nga 16 metra kalon vetëm ngjitur me shtyllën e majtë. Liqenorët marrin frenat e lojës dhe sulmojnë shpesh, megjithatë Laçka, Shkullaku apo edhe Topllari nuk e mposhtin dot Baçin. Në të 69ën Tomori del në kundërsulm me Barjamajn. Gjuan mesfushori, por reagimi i Alliut është spektakola­r. Kundërsulm­et e miqve japin

efekt në të 75-ën, kur vjen goli i sigurisë. Kasmollari nga e djathta asiston për Barjamajn i cili ndodhet brenda zonës, përfiton nga dalja e Alliut dhe duke parë portën bosh, godet dhe dyfishon. Pogradeci mundohet të ngushtojë rezultatin dhe pretendon golin dy herë me

anë të Laçkës dhe Shytit, por Baçi është në superformë. Sapo hyn shtesa, Tomori gjen hapësirë edhe për një tjetër gol. Pas një aksioni të mirëmendua­r, topi shkon te Manellari dhe i riu lëshon një predhë nga rreth 20 metra dhe “vulos” rezultatin në 0-3.

 ?? ?? Pogradeci-tomori nisi me 1 minutë heshtje për të kujtuar Spartak Elmazin
Pogradeci-tomori nisi me 1 minutë heshtje për të kujtuar Spartak Elmazin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania