Panorama Sport (Albania)

Penalltia përsëritet me... VAR

-

Derbi Partizani-tirana u gjykua nga Juxhin Xhaja si kryesor, ndërsa në VAR ishte Kreshnik Bajramaj. Natyrisht, në një ndeshje ku ndërprerje­t ishin të shumta dhe u luajt 102 minuta, rastet e diskutuesh­me nuk munguan, por që në përgjithës­i u zgjidhën mirë nga gjyqtarët. Interesant është fakti se penalltia e Partizanit u përsërit me VAR dhe në fund pamjet filmike konfirmuan se u mor vendim i drejtë. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet për moviolë.

9’ Tirana shënon me Xhixhën pas grushtimit të topit nga Teqja, por aksioni nisi në pozicion jashtë loje. Pamjet filmike tregojnë se Ngo ishte më i avancuar në momentin e goditjes së parë.

26’ Behiratçe shkakton faull ndaj Zhuniorit në një aksion premtues për Partizanin afër zonës bardheblu, por gjyqtari Xhaja vijon lojën. Kryesori gaboi në këtë moment, por VAR-I nuk ndërhyri.

27’ Mala pretendon për faull në momentin e golit të Tiranës. Arbitri Xhaja dhe VAR nuk i japin të drejtë, pasi pamjet filmike tregojnë se Behiratçe nuk ka shkaktuar faull ndaj mesfushori­t të Partizanit.

43’ Zhunior del i lirë në zonë pas topit të dhënë nga Rrapaj, por gjyqtari ndal lojën, duke parë një faull të mesfushori­t ndaj Totres. Rast shumë i dyshimtë.

78’ Musta kroson në afërsi të zonës, aty ku Zhunior bën spondën me kokë te Cara dhe ky i fundit rrëzohet pas ndërhyrjes së Tolit. Arbitri Xhaja akordon 11-metërsh për Partizanin. Nga pika e bardhë gjuan Zhunior, por pret Bekaj. Më pas penalltia përsëritet, pasi VAR-I sinjalizon se lojtari i Tiranës, Përgjoni, kishte larguar topin pas grushtimit të Bekajt, ndërsa e kishte shkelur zonën përpara se të goditej 11-metërshi. Vendim i drejtë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania