Panorama Sport (Albania)

Shehi: Dhuratë për tifozët, ja çfarë i thashë arbitrit

-

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka deklaruar pas derbit të fituar se kjo ishte dhurata më e mirë që mund t’u bëhej tifozëve bardheblu për festa. Ai theksoi se kishte pasur bindjen se do të ishte Xhixha lojtari i ndeshjes. “Normalisht që jemi të kënaqur. Lojtarët nuk më bënë dhuratë, më bënë surprizën në fillim të javës, por dhuratën ua bënë tifozëve. Jemi në prag festash, më vjen mirë që kemi bërë të lumtur njerëzit që ishin në stadium dhe ata që nuk mundën të ishin. Kisha besim se Xhixha do të shënonte, e falënderoj edhe Përgjonin se për arsye emergjence e futëm në lojë. I thashë që do të ishte Xhixha njeriu i ndeshjes, i thashë: ‘Do të shënosh’. Jemi shprehur mirë, duke qenë gjithmonë në krye, përveç javëve të para. Derbi dihet që është i rëndësishë­m, pavarësish­t pikëve. Duhet të vazhdojmë me këtë mentalitet dhe ritëm. Skuadra është e fortë, me ritëm, por kemi ende punë për të bërë, pasi nuk jemi perfektë”, ka thënë fillimisht Shehi në bisedën për “Supersport”. Ai e cilësoi këtë derbi si më emocionues­in e përjetuar si trajner. “Është ndeshja më emocionues­e, për shkak të derbit dhe pozicionit ku jam. Është e vërtetë që na merr edhe ne në stol emocioni. Nuk e kam parë penalltinë e përsëritur, por janë edhe emocionet e derbit”, theksoi trajneri. Ai tregoi edhe se çfarë i tha arbitrit në momentin kur përsëriti 11-metërshin. “I thashë Xhajës që veproi me standard Champions-i. Më tha që hyri Hoxhallari para... Nëse kam thënë ndonjë fjalë më tepër, i kërkoj falje”. I pyetur për skepticizm­in që e ka rrethuar ambientin në momentin kur mori drejtimin e Tiranës, Shehi dha këtë përgjigje: “Sigurisht kur shkon në një klub të madh si Tirana, që ka presion, ka njerëz që janë skeptikë. Nuk mendoj se ka qenë për shkak të Partizanit, por edhe se karriera si trajner nuk është e gjatë, si ata me shumë përvojë. Unë dëgjoj shumë gjëra në Shqipëri, sepse jemi vend i vogël”, përfundoi trajneri bardheblu.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania