Panorama Sport (Albania)

Ismajlgeci drejt shitjes, e kërkojnë tri ekipe

Mbrojtësi i majtë mund të largohet që në janar nga Tirana

-

Marsel Ismajlgeci nuk ishte në ndeshjen e djeshme. Shkak është bërë gjendja gripale që ka kaluar këto ditë. Lojtari kishte temperatur­ë dhe stafi nuk e rrezikoi që ta hidhte në fushë. Gjithsesi, nga ana e “Panorama Sport” është mësuar se lojtari është shumë pranë firmosjes së një marrëveshj­eje me një ekip, ndërsa Marseli nuk do të jetë me shumë mundësi pjesë e Tiranës nga janari e në vazhdim. Prej asaj që mësohet, menaxherët e lojtarit do të sjellin një propozim për sportistin. Janë tri kampionate ku mund të firmosë Ismajlgeci: Holandë, Kroaci ose Hungari. Bëhet fjalë për Ferencvaro­shin, Fejnordin dhe një mes Hajdukut ose Goricës në Kroaci. Për momentin, nga bardheblut­ë pritet një vendim. Menaxherët e klubeve jo vetëm vazhdojnë të vlerësojnë mundësinë e një firme me lojtarin e Tiranës. Nga ana tjetër, bardheblut­ë për këtë transferim janë të gatshëm, ndërsa bisedimet nisin nga 400-500 mijë euro. Me sa kuptohet, hungarezët pas paraqitjev­e të Uzunit e konsideroj­në tregun shqiptar nga më të mirët për të thithur lojtarë me vlerë. Edhe holandezët e duan shqiptarin, që u përshtatet për mënyrën e lojës. Për Ismajlgeci­n ka shumë oferta. Njëra, madje vjet, ka qenë një ofertë e çmendur e ardhur nga Turqia. Disa menaxherë ishin gati për të kryer një transferim, prej të cilit Tirana do të fitonte 700 mijë euro. Për momentin, nuk ka një shifër të saktë për lojtarin se sa kanë ofruar apo duan të ofrojnë blerësit, por ajo rrotullohe­t te 350 mijë euro. Janë shumë ekipe të tjera që duan shërbimet e lojtarit të Tiranës, duke filluar që nga Ukraina, Polonia, Kroacia e deri në Turqi. Vlera e kartonit të futbollist­it është 350 mijë euro në “Transferma­rkt”, por paraqitjet e tij po ia shtojnë çdo ditë çmimin e kartonit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania