Panorama Sport (Albania)

Heroi Xhixha: Gol si hajdut

“Fantastike, rrjeta më e rëndësishm­e në karrierën time si futbollist”

-

Redon Xhixha nuk mund ta kishte imagjinuar një fund më të mirë të derbit të kryeqyteti­t. Sulmuesi ka pranuar për “Supersport” dhe mediat pas duelit se ishte ende i emocionuar teksa komentonte golin “si hajdut” që kishte realizuar në minutën e 100-të.

E kishit menduar që do të shënonit gol dhe do të vendosnit fitoren në derbin me Partizanin?

Të them të drejtën, bindjen nuk e kisha që do të vendosja derbin se minutat po kalonin dhe po bëhej gjithçka më e vështirë. Por jam shumë i gëzuar që arrita të shënoja në fund dhe vendosa derbin dhe meqë e ka thënë edhe profesori që ka pasur bindje, i paska dalë fjala.

Po shënoni gola si te Laçi disa vite më parë ku për pak sa nuk dolët golashënue­s...

Te Laçi kam pasur sezon shumë të mirë me Nuabuezen dhe Tekon, shënova 12 gola. Këtë vit e kam nisur mirë me Seferin e Ngonë. Bashkëpuno­j shumë mirë dhe shpresoj që të vazhdoj e të shënoj më shumë e ta kaloj atë sezon.

Duke e parë me gjakftohtë­si, çfarë ndodhi në momentin e golit të dytë të Tiranës?

Mirë që u bë kështu se në fund të shijon më shumë. Profesori më tha: “E ke bërë golin si hajdut mes katër fanellave të kuqe”. Por ishte gol shumë i rëndësishë­m, fituam dhe jam shumë i gëzuar për atë gol. Ka pasur edhe raste të tjera që kam humbur, por Gjumsi më dha supertop, kështu që shënova gol me superasist­in e tij. 50% e golit ishte meritë e Gjumsit. Emocionet i kam akoma dhe nuk e di se çfarë po përjetoj as vetë.

Premio?

Kemi, por nuk na e tregojnë shifrën.

Ky është goli më i rëndësishë­m me fanellën e Tiranës?

Të them të vërtetën, jo vetëm me Tiranën, por sa kam kohë që luaj futboll. Është goli që më ka shijuar më shumë dhe më i rëndësishë­m.

Si e etiketoni këtë ndeshje në fund të 120 minutave lojë?

Kjo ishte një ndeshje karakteri. Pavarësish­t se

pësuam gol, 10 minutat e fundit e treguam veten se jemi një ekip i fortë e me kualitet, shënuam në fund dhe arritëm të marrim fitoren.

Një ndeshje të tillë duhet të bëjë gjithmonë Tirana?

Ka ditë që skuadra është mirë, ka ditë që gjendja nuk është e mirë. Shpresoj që ditët e këqija të jenë vetëm një dhe të mos e zgjasim. Skuadrën e kemi të mirë. E mbyllëm dhe shpresoj që të vazhdojmë edhe në 2022-in.

Golin ama e latë për

minutën e 100-të, pas një rrjete të anuluar dhe dy rasteve të tjera...

Zoti ma shpërbleu. Pata raste dhe i humba. M’u anulua një gol, por më shpërbleu minutën e fundit të lojës me një gol që na solli edhe fitoren.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania