Panorama Sport (Albania)

Tafas kapet me Peposhin, humor me Jorgjin që rrëzohet

-

Një ndeshje spektakola­re në Shkodër mes Vllaznisë dhe Kukësit ku nuk munguan disa episode pikante. “Panorama Sport” sjell për ju atë që nuk u pa në TV nga kjo sfidë.

* I çuditshëm fakti se një nga titullarët e zakonshëm të Kukësit, Edison Ndreca, nuk figuron në protokolli­n e ndeshjes. Mbrojtësi pritej në fushë, ndërsa duket se ndonjë shqetësim shëndetëso­r e ka lënë jashtë takimit. * Kristi Qarri debuton në kampionat si titullar me Vllazninë para syve të tifozërisë shkodrane. * Dyshja kuksiane, Edison Ndreca dhe Fluturim Domi, preferojnë ta ndjekin ndeshjen nga tribuna e gazetarëve.

* Drejtori teknik i Kukësit, Pero Pejiç, në një moment shndërrohe­t në “trajner”, duke dalë nga pankina e duke dhënë udhëzime për skuadrën e tij.

* Brdariç proteston sërish dhe aty afër tij gjendet Gj.taipi i Kukësit, i cili qesh dhe në një moment trajneri gjerman e kap me dy duar nga faqet me humor.

* Stafi teknik i Vllaznisë “shpërthen” në një moment kundër Jorgjit. Arbitri elbasanas, sipas tyre, gaboi në një faull në favor të kuqebluve.

* Ka të qeshura në stadium pasi në një moment, arbitrit Jorgji i ngatërrohe­n këmbët dhe rrëzohet në fushë.

* Një përqafim shumë i ngrohtë mes trajnerit të portierëve të Vllaznisë, Ideal Lekiqi, dhe portierit të ri Kristi Qarri në përfundim të 45minutësh­it të parë. Kjo, për të vlerësuar paraqitjen e 20vjeçarit, si edhe për t’i dhënë atij kurajën e duhur. * Brdariç dhe Longo gjithmonë aktivë dhe në këmbë duke dhënë këshilla për lojtarët e tyre.

* Momente paniku pas një përplasjej­e kokë më kokë mes Lulajt dhe Da Silvës. Mbrojtësi Lulaj përfundon i fashuar në kokë.

* Tafas, pasi shpëton një rast goli, shpërthen ndaj shokut të tij të skuadrës, Peposhi, duke i bërtitur dhe shtyrë nga fanella. * “Shkëndija” mes Latifit dhe Hoxhajt. Vlonjati merr topin për të gjuajtur një goditje dënimi. Kapiteni Gurishta vendos rregull duke i lënë topin dhe gjuajtjen lojtarit nga Prishtina.

* Mbrojtësi i Vllaznisë, Hakaj, konfrontoh­et në distancë me Sh.taipin. Pastaj polemika e tij kalon kundrejt portierit Tafas.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania