Panorama Sport (Albania)

Brdariç: Duhet ta mbyllnim ndeshjen

“Zbulimi i rrogave? Në Gjermani do të shkonim te gjykatësi”

- ADMIR URUÇI

Vllaznia nuk arriti të dilte me tri pikë nga “Loro Boriçi” në përballjen ndaj Kukësit, kjo edhe si pasojë e rasteve të shumta të shpërdorua­ra. Në përfundim të ndeshjes ka folur edhe trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, i cili ndihet i lumtur për lojën që zhvilloi skuadra, por disi i zhgënjyer që nuk dolën me pikë të plota. Gjermani u pyet edhe për skandalin e zbulimit të rrogave, teksa theksoi se në vendin e tij do të shkonte direkt te gjykatësi për këtë çështje.

E ndaloi kjo ndeshje rrugën e Vllaznisë në garën për titull?

Besoj që është disi e padrejtë të flas që tani për titullin. Mendoj se pamë një Vllazni shumë të mirë në fushë dhe zhvilloi një ndeshje të bukur, përveç golit të dytë që nuk u realizua.

Ndeshje e mirë, por nuk shkoi më shumë se një barazim...

Situata jonë në këto momente gjithsesi është e mirë. Jemi pak të zhgënjyer pasi ishim përgatitur shumë për këtë ndeshje. Skuadra ishte shumë afër fitores, por duhet të jemi krenarë për këtë ekip.

Dy ndeshje pa fitore radhazi, i zbehin disi shanset për të ndjekur ekipet e tjera për titull?

Një pikë nuk ishte e mjaftueshm­e, duke parë atë që dhamë në fushë, dhamë maksimumin. Edhe skuadra e di që luajti shumë mirë, vetëm

na mungoi ai gol që duhet të mbyllte ndeshjen.

A ju shqetësojn­ë kaq raste të shpërdorua­ra?

Sigurisht. Nuk e mbaj mend sa raste të pastra kishim, ishin shumë, por nuk

kishim edhe fat. Duhet të përmirësoh­emi akoma në ofensivë, të përmirësoh­emi sa i përket finalizimi­t, që në ndeshjet e ardhshme të shënojmë më shumë.

Kemi parë një Vllazni ndryshe dje, nga ajo në sfidën e fundit me Dinamon. Çfarë ndryshoi në këto pesë ditë?

E analizuam ndeshjen me Dinamon dhe skuadra në ditët e fundit mori ato që i mungonin. Mësuam nga gabimet e asaj ndeshjeje dhe vazhduam të punonim për të arritur te kjo performanc­ë.

A keni në mendje për të ndërhyrë në merkaton e janarit?

Mendoj që duhet të rikuperohe­mi fillimisht. Pastaj dua t’u uroj të gjithëve gëzuar festat dhe kemi kohë për të menduar edhe për merkaton.

Në Shqipëri është publikuar një listë me rrogat e mbi 600 mijë njerëzve, mes tyre është edhe emri juaj. Nëse do të ishim në Gjermani, çfarë do të kishte ndodhur?

Mendoj që nuk është diçka e mirë. Nëse do të kishte ndodhur aty, do të shkonim te gjykatësi dhe do të merreshin ata me personin përgjegjës.

Mund të ndikojë mes lojtarëve kjo punë e rrogave, duke zbuluar edhe sa merr njëri dhe sa merr tjetri?

Nuk më pëlqeu fakti që u publikua një gjë e tillë, megjithatë nuk kemi se çfarë të bëjmë, duhet ta pranojmë edhe këtë gjë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania