Panorama Sport (Albania)

Largohet Ndreu, Kastrioti i beson stolin Emiljano Çelës

Ish-mbrojtësi emërohet në krye të pankinës

- BUJAR BALLIU

Ramazan Ndreu nuk është më trajner i Kastriotit, ndërsa në vend të tij emërohet Emiljano Çela. Pas tri sezoneve radhazi në krye të pankinës krutane, ku në dy prej tyre ka drejtuar ekipin në Superiore, 55-vjeçari krutan ka prishur dje kontratën me klubin. Rezultatet e fundit të skuadrës, por edhe dënimi që mori nga Komisioni i Disiplinës, duket se kanë ndikuar jo pak që palët të gjejnë një marrëveshj­e për ndërprerje­n e bashkëpuni­mit. “Panorama Sport” publikoi dje lajmin përmes faqes zyrtare në internet, ndërsa vetë klubi bëri këtë sqarim në lidhje me trajnerin. “KS Kastrioti njofton

se ka mbyllur me konsensus bashkëpuni­min me trajnerin Ramazan Ndreu. Pas një takimi të zhvilluar me presidenti­n, të dyja palët janë dakordësua­r për ta mbyllur këtë bashkëpuni­m. KS Kastrioti e falënderon teknikun për kontributi­n e dhënë në skuadër dhe i uron shumë suksese”,

shkruhej në faqen e klubit krutan. Më pas konfirmohe­j edhe emërimi për herë të parë si trajner i 36-vjeçarit Emiljano Çela, i cili për plot 5 sezone radhazi mbajti veshur si mbrojtës fanellën e Kastriotit. “Klubi njofton se Emiljano Çela do të jetë trajneri i ri i Kastriotit. Ishmbrojtë­si,

tashmë do të nisë një rrugëtim të ri si trajner në familjen ku kontribuoi për afro 5 vite me radhë si lojtar. Çelës i urojmë mirëseardh­jen dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të ri dhe të vështirë”, citohej në zyrtarizim­in që i bëhej ish-futbollist­it me origjinë nga

Memaliaj dhe që ka luajtur në shumë skuadra të elitës.

SITUATA – Për 36-vjeçarin është një eksperienc­ë e re, pasi vetëm pesë ditë më parë ishte në fushë si futbollist i Besës në Kategorinë e Parë. Duke qenë se raporti i tij me drejtuesit e klubit ka qenë shumë i afërt në vitet kur ka luajtur me Kastriotin, besimi është maksimal se Çela mund të bëjë mirë, duke qenë se e njeh ambientin krutan. Pritet që klubi të futet në merkato dhe të përforcojë repartin e mbrojtjes, aty ku skuadra ka vuajtur jo pak në 15 javë kampionat.

 ?? ?? Emiljano Çela, trajneri i ri
Emiljano Çela, trajneri i ri
 ?? ?? Ramazan Ndreu, trajneri i larguar
Ramazan Ndreu, trajneri i larguar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania