Panorama Sport (Albania)

Bylisi, kundër Erzenit: Kanë futur në hall gjyqtarët

-

Vazhdon beteja në distancë mes Bylisit dhe Erzenit. Pas deklaratës së koordinato­rit të shijakasve, Fundim Dollaku, klubi ballshiot nuk i është kursyer. Ata kanë dalë me një deklaratë zyrtare, ku thonë: “Menduam se drejtuesit e Erzenit do ulnin kokën, sepse e kanë bërë lëmsh kampionati­n e po vënë në siklet edhe gjyqtarët, por në mënyrë të paturpshme vazhdojnë e flasin duke kërkuar të hedhin hi syve. Lexuam deklaratën e z.dollaku që është ishsportis­t dhe normalisht që ai do mbrojë Erzenin, por nuk mund të flasë për meritë kur po i marrin pikët me gjyqtarë. E ka nisur që nga Fieri në javën e parë e deri me Vorën. Si e përmendin ndeshjen tonë në Shijak?! Nëse presidenti nuk do kishte kërkuar llogari për padrejtësi­të, pale si do shkonte ndeshje. Antonin e sakatuan, duke bërë që të mos marrë veten për dy muaj, apo edhe lojtarë të tjerë si Loran. Për çfarë merite flet Dollaku?! Kanë persekutua­r kampionati­n dhe garën, duke shkuar në çdo ndeshje me gjyqtarë me vete. Pyesni Besën e Korabin apo edhe Tomorin që i mohuan penallti sade në Berat?! Nuk krahasohen dot me Bylisin që flet me shifra, madje as me delegatë nga Shijaku s’po na ndalin dot! Erzeni meritonte të ishte në vend të 7-të sot. Sa i përket frikës, e kemi treguar veten në Shijak e në çdo fushë dhe do ta tregojmë edhe në vijim. Do na shohin nga poshtë deri në fund, por e mira është të mos e baltosin garën se po bëhen gazi i botës. Mos t’u djegin të vërtetat e hidhura, por le të bëhet futboll dhe ta meritojë ai ekip që do të jetë më i zoti në fushë! Le t’i lenë rehat edhe gjyqtarët se i kanë futur në hall të madh kudo me Zirin, Allën, Beqirin, me preferenca në çdo ndeshje”. ERJON SALIU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania