Panorama Sport (Albania)

Kryebashki­akja shkarkon Ilir Gjylën pas... fitores

Kursehet ish-trajneri: U takova dhe më komunikoi vendimin

- ALBAN ALUSHI

Lushnja mbetet pa trajner. Kryebashki akja Eriselda Sefa shkarkon Ilir Gjylën. Fill pas mbylljes së fazës së parë, presidentj­a e klubit ka marrë vendimin për teknikun dhe jo vetëm atë. Ecuria skandaloze që verdhejesh­ilët kishin për pjesën e parë të sezonit, ka detyruar kryetaren që të largojë nga detyra kreun e pankinës, zv.trajnerin Dritan Çuko dhe administra­torin Edison Koçi. Këtë lajm e ka njoftuar vetë Bashkia Lushnjë me anë të një komunikate në profilin zyrtar në “Facebook”. Pasi japin shkakun, paralajmër­ojnë se klubi do të pësojë riorganizi­m. “Ju bëjmë me dije se kryetarja e bashkisë, znj.eriselda Sefa, dhe njëkohësis­ht presidentj­a e klubit të futbollit Lushnjë, shkarkoi nga detyra dy trajnerët Ilir Gjyla dhe Dritan Çuko si dhe shefin e klubit, Edison Koçi, për rezultate të dobëta të ekipit në fazën e parë. Së shpejti do të ketë një organizim të ri të ekipit të futbollit”.

REAGON “THATË” TRAJNERI

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Ilir Gjyla është shfaqur më shumë se i kursyer. Nuk ka dashur që të zgjatet në deklaratën e tij, por thjesht pranoi se e kanë shkarkuar. “Kam pasur dje një takim me kryetaren e bashkisë, e cila më ka komunikuar shkarkimin”, tha tekniku. Ai nga dje mori statusin e ish-it dhe ndoshta në vazhdim mund të flasë pa “filtra”, sikundër ka bërë gjithnjë.

ÇUDIA ME SHKARKIMIN

Duket disi e çuditshme në fakt, që verdikti u mor pasi ekipi u “zgjua”. Edhe pse kishin 60 ditë që vuanin për të gjetur pikët e plota e golat dhe hera-herës lojtarët janë vënë në shënjestrë­n e vetë Ilir Gjylës, shkarkimi vjen pas fitores 4-1 me Shkumbinin. Ndoshta kryebashki­akja e ka parë të udhës që këtë lëvizje ta bëjë në mes të sezonit dhe t’i japë kohë stafit të ri teknik që të punojë me grupin e të jenë gati për fazën e dytë. Gazeta u interesua për pasardhësi­n, por qartazi u tha që ende nuk ka asnjë kandidatur­ë konkrete dhe në vazhdim do të merren me këtë çështje.

 ?? ?? Ilir Gjyla, ish-trajneri i Lushnjës
Ilir Gjyla, ish-trajneri i Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania