Panorama Sport (Albania)

8 gola Partizanit, Vllaznia e mbyll vitin në krye

-

Me ndeshjet e javës së dhjetë, kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka mbyllur të mërkurën takimet për vitin 2021. Falë suksesit me goleadë 8-0 kundër Partizanit, Vllaznia e përfundon në krye këtë pjesë të parë të sezonit, në kuotën e 25 pikëve. Kampionet në fuqi treguan forcën e tyre ndaj kryeqyteta­seve në një takim të dominuar totalisht. Shkodranet e tundën rrjetën me nga 4 gola në secilën pjesë. Në fraksionin e parë shënuan me radhë Lufo, Zarka dhe dy herë Gjini. Më pas në pjesën e dytë Doçi shënoi tripletë, teksa dy gola erdhën nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në fund Borçi vulosi triumfin me golin e tetë. Me rezultatin 8-0 fitoi edhe Apolonia, e cila shpartallo­i në fushën e saj Teutën. Spikati Hamonikaj e cila realizoi dopietë, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Troka, Demiri, Liridona Gashi, Ndoj, Biraku dhe Xhindole. Me këtë sukses Apolonia ngjitet në kuotën e 25 pikëve, po aq sa Vllaznia, por shkodranet janë të parat falë golavarazh­it më të mirë. Apolonia konfirmohe­t edhe një herë tjetër si antagonist­ja kryesore e Vllaznisë, ku edhe këtë sezon titulli me sa duket do të ndahet nga përballjet direkte mes dy skuadrave. Me një gol nga Coka në mesin e pjesës së parë, Tirana kthehet me fitoren 0-1 nga transferta ndaj Atletik. Vajzat bardheblu mbyllin kështu një pjesë të parë të shkëlqyer të sezonit, duke u pozicionua­r në vendin e tretë të tabelës. Kinostudio mundi në shifrat 40 Lushnjën, ku protagonis­tet e golave për kryeqyteta­set ishin Lulaj me një dopietë si dhe Hidaj e Kadiolli. Ndërkohë, Tirana AS dhe Skënderbeu u ndanë në një barazim 11. Fillimisht ishin korçaret që gjetën avantazhin me të Potomit në të 22-ën. Por 15 minuta nga fundi i takimit, Koldashi evitoi disfatën për skuadrën kryeqyteta­se, duke i barazuar shifrat.

ABDULLA DUSHKU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania