Panorama Sport (Albania)

Reagimi i federatave: Kemi më pak të drejta se LGBT…

Gjoza falënderon, Elvis Toçi kërkon pistë për skitë

-

Mbledhja e djesh me në kryemi nistri në të cilën kreu i qeverisë prezantoi projektin e ri për sportin shqiptar, nuk kaloi pa përplasje. Presidenti i Federatës së Kikboksit, Arbis Vjerdha, u shpreh se komuniteti i sportit kishte gëzuar pak të drejta në këto vite dhe për momentin nuk ofrohej asnjë zgjidhje. Ja si iu drejtua Vjerdha në diskutimin e tij kryeminist­rit: “Kemi 8 vite që nuk shihemi se për herë të fundit isha te Konventa e famshme së cilës më shumë ia pashë sherrin se hajrin. Të gjithë këto burra këtu, pak a shumë jemi drejtues të një komuniteti se janë të regjistrua­r diku te 25 mijë sportistë. Sikur të kenë një nënë, një baba, e një vëlla a motër, bëjnë 100 mijë vetë. 100 mijë vetë bëjnë 10 deputetë zoti kryeminist­ër, por ne gëzojmë më pak të drejta se komunitete­t fetare, më pak të drejta se shoqatat e LGBT-SË, më pak të drejta se çdokush. Ne me mundësitë tona kemi nderuar flamurin shqiptar. Po dëgjoja një program pak a shumë si ishte para 8 viteve, më i zhvilluar, u kënaqa shumë, por implementi­mi duket i vështirë pasi nuk ka asnjë gjë konkrete.

Çdo sportist jep vitet më të mira të tij, vitet më të bukura të jetës për të nderuar flamurin shqiptar dhe në fund të karrierës gjendet pa asnjë lloj pune e të ardhurash sociale. Siç e thatë, sektori shtetëror është i vetmi ku mund të punësohen sportistët që nuk kanë bërë një gjë tjetër në

jetën e tyre. Kam para kolegë që vazhdojnë të jenë në sport, e kur të mbarojë sporti, do të mbeten si peshku pa ujë nëse vazhdojnë këtë rrugëtim. I kam sjellë 14 vite medalje Shqipërisë në kikboks, por nuk kam marrë asnjë lek nga fondi grant. Nuk dua të vë gishtin përse, se fajin duhet ta gjejnë drejtuesit. Por jam shumë i preokupuar se unë si Arbis, në moshën 45vjeçare, jam në të njëjtat kondita si në 2013 kur bënë një artikull për mua, jam drejt rrugës së të njëjtës histori kur kishim të vetmin kampion olimpik, Ymer Pampurin, dhe vdiq duke qenë roje

parkingu. Jam sot unë, do të jetë Izmiri, do të jetë Calja në të njëjtat kushte, do të jetë Qerimaj. Nuk kam ardhur për oponencë, kam ardhur t’i them ato që them në çdo mbledhje në KOKSH dhe më jepet rasti t’ia them zotit kryeminist­ër dhe shpresoj të kem një lloj mbështetje­je”.

ELEZ GJOZA – Ndryshe nga parafolësi i tij, kreu i shtangës, Elez Gjoza, në fjalimin e tij falënderoi qeverinë dhe Komitetin Olimpik për mbështetje­n që i kanë dhënë FSHP-SË. “Marrja e medaljeve ka ardhur nga sakrifica dhe lodhja e sportistëv­e, por këta sportistë dhe trajnerë nuk do t’i arrinin këto suksese pa mbështetje­n e federatës. Ne si federatë kemi pasur një bashkëpuni­m të jashtëzako­nshëm me institucio­net shtetërore dhe Komitetin Olimpik dhe sukseset nuk janë rastësi, por fryt i këtij bashkëpuni­mi dhe mbështetje­s që kemi marrë. Me ndryshimet e bëra në KOKSH, sporti shqiptar ka marrë një tjetër pamje”, tha fillimisht Gjoza, i cili më pas komentoi edhe ndryshimet ligjore për shpërblimi­n e çdo medaljeje në peshëngrit­je: “Ju falënderoj për VKM-NË e fundit, jo se do të marrin më shumë para Calja e Qerimaj, por sepse do të bëjë që të na mbushen palestrat me fëmijë, pasi është një stimul i jashtëzako­nshëm. Këtë që bëtë për shtangën uroj ta bëni për të gjitha sportet”, tha ndër të tjera Gjoza.

ELVIS TOÇI – Federata Shqiptare e Skive vetëm disa ditë më parë mbylli kampionati­n kombëtar, event i organizuar jashtë vendit për shkak të mungesës së infrastruk­turës. “Skitë janë sport i ri, por përveç sportit janë edhe turizëm në vetvete. Qeveria ka investuar në futboll dhe në palestra, por ne i bëjmë aktivitete­t tona jashtë vendit. Ju kryeminist­ër keni çuar aeroportin në Kukës, ku fare mirë në pjesën lart mund të ndërtohet edhe një pistë skish, ashtu sikurse në Korçë. Brenda strategjis­ë kombëtare kërkojmë që të keni në vëmendje edhe skitë, pasi janë sport, por edhe turizëm”, tha kreu i skive, Elvis Toçi.

 ?? ?? Arbis Vjerdha, president i Federatës së Kikboksit
Arbis Vjerdha, president i Federatës së Kikboksit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania